Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Real Story” u shpreh mbrëmjen e djeshme se përveç koronavirusit, ka kaluar edhe gripin e derrit.
“Unë e kam kaluar edhe “gripin e derrit”, por nuk u bëra me ankth”, tha Kryemadhi teksa u shpreh se ishte kundër përdorimit të maskave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Pas kësaj deklarate të Kryemadhit, ka ardhur reagimi i juristit Romeo Kara.
Përmes një postimi në rrjetet sociale Kara shkruan me ironi: “Me siguri derri ka kaluar gripin e li’derres…”