Kryemisnitri italian Giuseppe Conte ka njoftuar dorëheqjen e tij sot në një fjalim në Senat për krizën politike të vendit.
“Në fund të këtij debati do të kërkoj dorëheqjen te presidenti i republikës”, tha Conte pasi kishte hyrë në sallë mes duartrokitjeve të senatorëve të partisë së tij Lëvizja 5-Yje, por jo të atyre të Legas së Salvinit.
“Kam kërkuar ndërhyrje për krizën qeveritare të nisur nga deklaratat e ministrit të brendshëm, lideri i një nga dy forcat politike të maxhorancës.
Ndërprerja e koalicionti nga Salvini kërkon një debat publik me mbajtje transparente të përgjegjësisië, dhe nuk mund të lejoj që kjo temë të konsumohet në rrethe private, në rrjete sociale apo në rrugë”, tha Conte në ndërhyrjen e tij në Senat.
“Koha e këtij vendimi mund të sjellë rreziqe për vendin tonë. Nisja e krizës nga ministri i brendshëm duket se është bërë për interesa personale apo partiake”, tha Conte mbi vendimin e Salvinit për nisjen e krizës.