Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama është shfaqur papritur në vilën qeveritare në Vlorë, ndërsa u aludua se mund të kishte një takim me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, edhe pse pati njoftuar pjesëmarrjen në një aktivitet të Bashkisë Tiranë.
Mbrëmjen e sotme Rama është parë të zbarkojë në Vlorë, i rrethuar nga truprojat, ndërsa kishte hipur në makinën tip “Lincoln”, në pronësi të vëllait të tij, Olsi Rama.
Rama është parë të futet në një restorant në Vlorë, ku mendohet se aty do të darkojë, për t’u rikthyer përsëri në vilën qeveritare.
Ditën e sotme rreth orës 11:00 paradite Rama ka zhvilluar një takim me drejtuesit vendorë në Zvërnec të Vlorës, por nuk është lejuar që mediat të marrin pjesë.
FOTOT/ Kryeministri Rama zbarkon në VlorëFOTOT/ Kryeministri Rama zbarkon në Vlorë