• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, August 23, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, dërgohet në gjykatë! Opozita ende në rrugë kundër Erdogan

March 22, 2025
in Bota

Katër ditë pas arrestimit, kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, u dërgua këtë mbrëmje në gjykatë, ku do të dëgjohet nga gjyqtarët që do të vendosin nëse do të konfirmojnë paraburgimin e tij apo do të urdhërojnë lirimin e tij.

Imamoglu mbërriti në Pallatin e Drejtësisë në Caglayan me një autokolonë prej 14 minibusësh, në të cilët ndodheshin gjithsej 90 të arrestuar në kuadër të hetimit për korrupsion dhe ryshfet. “Akuzat imorale dhe të pabazuara ndaj meje, nga raportet e fabrikuara deri te koha e nisjes së hetimeve, kanë për qëllim të minojnë reputacionin dhe besueshmërinë time,” tha Imamoglu.

Për seancën është caktuar një ekip prej 34 prokurorësh. Prej ditës së djeshme, Pallati i Drejtësisë në Caglayan është vënë nën masa të forta sigurie nga policia turke, e cila ka rrethuar të gjithë zonën përreth. Sot, në ditën e seancës, përveç njësive speciale të policisë, janë vendosur edhe makinat ujë-hedhëse (Toma) rreth ndërtesës në formacion mbrojtës.

Policia gjithashtu ka ngritur një kordon sigurie, duke mbyllur hyrjen në katin e shtatë të pallatit, ku është planifikuar seanca në orën 21:00 sipas kohës lokale (19:00 me orën shqiptare). Përveç Imamoglut, sot do të dëgjohen edhe kryetarët e bashkive të rretheve Sisli (Resul Emrah Sahan) dhe Beylikduzu (Mehmet Calik), si dhe zyrtarë të tjerë të komunës, të gjithë të lidhur me partinë opozitare CHP.

Ndërkohë, opozita turke ka thirrur protesta të tjera për këtë mbrëmje në mbështetje të kryebashkiakut të Stambollit, ashtu siç ka ndodhur që nga dita e arrestimit të tij, të mërkurën, nën akuzat për “korrupsion” dhe “terrorizëm”. Prokuroria pritet të vendosë sot për vazhdimin ose jo të paraburgimit të tij, pasi afati skadon nesër, ka njoftuar stafi i tij. Në rrugët e Stambollit tashmë janë mbledhur dhjetëra mijëra protestues.

Prefektura e Stambollit ka deklaruar se “nuk do të lejohet hyrja apo dalja në qytetin tonë e individëve, grupeve apo mjeteve që mund të marrin pjesë në aktivitete të paligjshme, si në mënyrë individuale ashtu edhe kolektive”. Në një deklaratë të publikuar në faqen e saj zyrtare, prefektura ka ndaluar gjithashtu çdo tubim politik deri më 27 mars, duke zgjatur ndalimin e vendosur tashmë të mërkurën.

Kryetari i bashkisë së Stambollit u ka bërë thirrje mbështetësve të Partisë Popullore Republikane (CHP), forca kryesore opozitare në Turqi, që ta votojnë atë si kandidat për president në zgjedhjet e vitit 2028. CHP ka organizuar nesër, më 23 mars, zgjedhjet paraprake për të zgjedhur kandidatin e saj për zgjedhjet presidenciale të ardhshme.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Imamoglu, i cili ndodhet ende në paraburgim, ka ftuar “të gjithë shokët e partisë të dalin në votime”, duke shtuar se “sovraniteti i përket kombit, pa kushte dhe kufizime”. Sipas tij, është e domosdoshme të “mbrojmë republikën, demokracinë dhe të ardhmen e një Turqie të drejtë”. Ai shtoi se do të vijë dita kur vendi “do të ketë të garantuara të gjitha të drejtat, demokracia do të arrijë nivelin më të lartë dhe shteti i së drejtës do të respektohet plotësisht”.

Ekrem Imamoglu konsiderohet “armiku numër një” i Recep Tayyip Erdogan-it, i vetmi që ka mundur kandidatët e partisë AKP tre herë radhazi, duke i shkaktuar një disfatë të rëndë presidentit turk në qytetin e tij të lindjes, Stamboll.

Presidenti Erdogan ka akuzuar gjithashtu Partinë Popullore Republikane (CHP) se po përpiqet të krijojë “kaos” në Turqi pas protestave për arrestimin e Imamoglut dhe në prag të manifestimeve të reja.

“Duke filluar nga Stambolli, ata kanë tentuar të krijojnë kaos dhe tension në qytetet tona,” deklaroi Erdogan gjatë një eventi në qytetin e Bosforit, të transmetuar nga televizioni shtetëror TRT.

“Ata kanë sulmuar forcat tona të policisë dhe kanë tentuar të kërcënojnë anëtarët e sistemit tonë të drejtësisë”, shtoi ai, duke iu referuar përplasjeve mes protestuesve dhe policisë që kanë ndodhur në disa qytete.

Situata është tensionuar jashtë Gjykatës së Stambollit, ku mijëra mbështetës të kryetarit të bashkisë, Ekrem Imamoglu, janë përplasur me forcat e policisë. Pavarësisht ndalimit të protestave deri më 27 mars, demonstruesit vazhduan të qëndrojnë jashtë gjykatës duke brohoritur slogane pro Imamoglu-s, ndërsa policia u përpoq t’i shpërndante me ujëhedhës dhe dronë mbikëqyrës.

Mbi 5,000 forca policore u dislokuan për të ruajtur rendin, duke rrethuar gjykatën me masa të rrepta sigurie. Kryetari i bashkisë, i arrestuar nën akuzat për korrupsion dhe lidhje me terrorizmin, i cilësoi këto pretendime si të pabaza dhe të motivuara politikisht. Ndërkohë, mijëra qytetarë janë mbledhur edhe pranë bashkisë së Stambollit për të protestuar kundër qeverisë së Erdogan-it.

Next Post

VIDEO/ Rama ironizon Bashën: Erdhi "Lul tsunami" dhe u mbylla në lista, më ka marrë malli të këndosh himnin, jepi gaz! I kujt është ‘Gaz ballokumja’? Po shkunden puplat te këneta

Berisha mashtrim "madhështor" për të vjedhur fondet e shtetit! Fut kandidatët e PD me siglën e aleatëve që të 'vjelin' KQZ-në

Ilir Yzeiri: Fushatë me hijen e burgut

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved