• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ku di unë të përdor e-albania”! Mbyllja e sporteleve shqetëson pensionistët, një pakicë të kënaqur sepse evitojnë radhët

May 5, 2022
in Aktualitet
        
 

Kalimi i shërbimeve online që nga data 1 maj dhe mbyllja e sporteleve për qytetarët duket më i vështirë për moshën e tretë.

Vështirësitë në përdorimin e teknologjisë dhe aksesi në portalin e-albania i tremb këta të fundit, sidomos ata që u drejtohen sporteleve të Sigurimeve Shoqërore në Durrës.

Disa nga pensionistët shprehen të revoltuar, sidomos ata që nuk kanë të afërm që mund t’i ndihmojnë për të aksesuar në portalin e-albania.

“Si t’ia bëj unë tani. Më thanë të sjell dokumentet më datë 4 maj. Tani më thonë të aplikoj te e-albania. Ku di unë ta përdor, s’di ku të shkoj, ku të paraqitem. S’kam asnjë që të më ndihmojë, i bie të rri pa pension dhe pa bukë tani”,- thotë një e moshuar

“Më shpjeguan se duhet të aplikoj online. Unë s’di ta bëj, do vi vërdallë tani të gjej ndonjë zyrë që të më ndihmojë”,- thotë një tjetër pensionist, që sapo ka folur me sportelisten, e cila i ka rekomanduar të përdorë e-albania.

Ndërsa për të tjerë, kalimi i shërbimeve online i lehtëson së tepërmi, pasi tashmë nuk do t’u duhet të qëndrojnë në radhë në sportele.

Duke nisur nga 1 maji janë me dhjetëra shërbime që do përmbyllen te portali e-albania. Në Durrës, gjendja civile e rajonit nr.3 do të jetë i pari sportel që nuk do të funksionojë më fizikisht, por vetëm online. Pavarësisht kalimit të shërbimeve online, punonjësit e këtyre zyrave nuk do të shkurtohen nga puna, por do të vijojnë të ushtrojnë detyrën jo më nga sportelet, por përmes shërbimeve online.


        
 
Next Post

Shqipërinë e vizitojnë 35 mijë turistë rusë! 110 mijë vinin nga Ukraina, a do të mungojnë këtë vit?!

Nëntë-njakët arrijnë ditëlindjen e parë, të gjithë në shëndet të plotë

Nuk është humor! CIA u jep rusëve udhëzime "online" si t’i kundërvihen Putin e të bëhen spiunë të SHBA!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In