• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ku je coronavirus, pse nuk po vjen?

01/03/2020
in Aktualitet, Blog, Kryesore
        
 

Nga Bledi Mane-Public Enemy

1./Pardje djali u zgjua me temperaturë dhe i djersitur. Kollitej shpesh, ndihej i drobitur por gjithësesi donte të shkonte në shkollë. Nuk i ndahet shpirti nga shokët e klasës së parë dhe mësuesen e do tmerrësisht. Ne, u trembëm disi dhe vendosëm që ta lemë në shtëpi me gjyshen.

Hëngrën mëngjesin të dy, luajtën pak bashkë dhe si gjithmonë gjyshja ndezi televizorin të ndiqte lajmet e ditës ndërsa djali u lëshua më kokë mbi laptop.

-Qyqja, klithi gjyshja ndërsa djali zgjati kokën nga ekrani i kompjuterit drejt ekranit të televizorit. Titrat e kuqe të lajmit të fundit pulsonin si zemra e një atleti:

⚫Vrasje e dyfishtë në Mirditë/ Fatmir Koleca vret gruan dhe kunatin…

U drodh gjyshja, u drodh djali, u drodh edhe zëri i spikerit kur lexonte lajmin. Djali kapërdiu pështymën në fytin e hollë, nisi të luante përsëri në kompjuter kur gjyshja para televizorit bërtiti përsëri.

Djali zgjati kokën nga ekrani i kompjuterit drejt ekranit të televizorit. Titrat e kuqe të lajmit të fundit rrihnin si zemra e një trumcaku të trembur:

⚫Gjakoset Vlora/ 77 vjeçari Muço Malaj plagoset me thikë nga një tjetër pensionit 68 vjeçar…

Dridhja e zërit të spikerit të lajmit drodhi televizorin, gjyshen, djalin. Djali kaploi qepallat e syve, qëndroi para kompjuterit si i mpirë dhe tashmë shikonte vetëm gjyshen.

-Fike televizorin, fike, të lutem fike o nënaaaa! Përgjërimi i djalit ishte i kotë, ndërkohë që gjyshja rrëmbeu pultin, lajmi tjetër erdhi i freskët nga qyteti bregdetar:

⚫Horror në Durrës/ Ruzhdi Tasuni vret gruan e tij me mjete të forta…

-Fikeeee, fikeeee bërtiste djali dhe sapo gjyshja bëhej gati të shtypte butonin e kuq të pultit, lajme të tjera të skuqura me gjak pulsonin në ekranin e televizorit:

⚫Aksident në Mamurras, makina shtyp 41 vjeçarin!

⚫Vdes 30 vjeçarja, hidhet nga kati i gjashtë i një pallati në Fier!

⚫Nexhmije Hoxha, gruaja e diktatorit vdes në moshën 99 vjeçare!

⚫Pllakos zija në shtëpinë e gazetarit Andi Bushati, i vdes gjyshja 98 vjeçare.

2./Unë u ktheva para gruas në shtëpi rreth orës pesë pasdite. Asnjë zhurmë, asnjë lodër nëpër këmbë, asnjë frymë njeriu. I thirra djalit, i thirra edhe gjyshes së djalit por nuk morra përgjigje. Kontrollova çdo qoshe të shtëpisë i shqetësuar për familjarët e mi dhe ashtu i shokuar i gjeta të dy të zverdhur fshehur poshtë tavolinës së ngrënies.

Nuk flisnin, sytë e shqyer të tyre tregonin panik. Qëndronin të përqafuar të dy dhe nuk më shikonin mua, por shikonin nga ku ishin fshehur, ekranin pa zë të televizorit. Titrat e skuqura nga fraktura e lajmit pulsonin haberin e fundit:

⚫Pasi vrau gruan dhe kunatin, Fatmir Koleca vret veten në një fshat të Mirditës…

3./ Pse po vonon, ku je, ku mbete, ku humbe? Eja, eja i dashur Coronavirus në këtë vend dhe mbylli këta njerëz brenda nga frika jote. Boshatisi rrugët dhe lagjet, mejhanet dhe katundet.

Mbylli dhe tmerroi për pak kohë që të marrin veten e ti thërrasin mendjes. Mbylli dhe kaploi nga frika kolektive që të mos kenë shans as të shtypin njerëz nëpër rrugë dhe as të mos vrasin gratë apo veten e tyre.
Eja Coronavirus, mos vono!


        
 
Next Post

Për të gjithë meshkujt palaço që ngrejnë dorë mbi femrat

Gjykata liron Henri Çilin

Meta sulmon ashpër Ramën: "Gruaja e Bilalit" të mos e provokojë më Ramush Haradinaj

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved