• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Kujtojmë sot 82 vjetorin e lindjes së aktorit Agim Shuka dhe disa pyetje për vrasjen tragjike që shteti nuk e zbardhi kurrë

April 8, 2024
in Nostalgji
        
 

Agim Shuka (1942-1992). Aktor. Lindi në Kuçovë, më 8 prill. Pas mbarimit të shkollës së lartë për aktor “Aleksandër Moisiu”, më 1966, filloi punë si aktor në Teatrin Profesionist të Vlorës, duke u bërë një nga artistët më në zë të kësaj trupe.

Qysh në rolet e para spikati për aftesitë e tij në mishërimin e personazheve me mbartje dramatike e heroike, që vepronin energjikisht, me patos e temperament, por pa e zbehur vërtetësinë jetësore dhe thjeshtësinë e komunikimit.

Kjo u vu re në rolet e tij në shfaqjet “Lidhur si fishekë gjerdani”, “Jatagani”, “Udha e flamurit”, “Rruga Budi 723”, “Fytyra e dytë” etj. Në vitin 1986 filloi punë si pedagog i “Mjeshtërisë së aktorit” në Insitutin e Lartë të Arteve. Në trupën teatrore të ketij instituti interpretoi disa role.

Një nga figurat e tij mbresëlënse ishte ajo e Zenos në komedinë “Shi në plazh” të Teodor Laços, me të cilin portretizoi tipin e mblesit të moderuar, paksa snob e tuhaf, që e fshihte konservatorizimin e tij nën pamjen e intelektualit dhe njeriut të emancipuar e bashkëkohor.

A. Shuka ka luajtur edhe mbi 18 role në kinematografi. E nisi me një rol kryesor në filmin “Oshtimë në bregdet” (Dini); vijoi me filmin “Plage të vjetra” (Bashkimi); “Në fillim të verës” (Sandri) dhe më pas “I treti” (Gëzimi), “Vajzat me kordele të kuqe” (Mesuesi i letërsisë); “Ballë për ballë” (Komisari i bazës); ”Përtej mureve të gurta” (Doktor Xhema); “Vellezër dhe shokë” (Dania); “Nje ndodhi në port” (Inxhinieri i laboratorit); “Nëntori i dytë” ( Jani Minga); “Militanti” (Musai); “Taulanti kërkon një motër” (Gëzimi); “Të shoh në sy” (Zv/drejtori); “Enveri ynë”; “Rrethimi i vogël” (Shoku Faik); “Dy herë mat” (Shefi i policisë); “Telefon i një mëngjesi” (Dhimitri); “Treni niset në shtatë pa pesë” (Doktori); “Shkelqim i përkohshëm” (Shoku Lelo); “Nje djalë dhe një vajze” (Babai i Anilës); “Fletë të bardha” (Kryetari).

Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në vitin 1992 në mënyrë tragjike dhe që vrasja misterioze e tij nuk u zbulua kurrë.

Pse është harruar vrasja misterioze e aktorit të shquar Agim Shuke, në vitin 1992. Ai jetoi edhe disa ditë pas atentatit, i dërguar me urgjencë në një spital të Romës, në Itali. Doli nga koma, por nuk mbijetoi.

A e pyeti njeri si ngjau? Si është mundur që shteti ynë prej vitesh nuk ka marrë masa për zbardhjen e këtij krimi?

Agim Shuke duhet ta ketë parë ose ditur diçka se kush e vrau. A u ndoqën pistat e dyshuara të krimit që u publikuan në shtypin e kohës?

Pse kaq heshtje, kur dihet që pas vdekjes së tij në vitin 1992 është protestuar me arkivolin në krah para Ministrisë së Rendit për zbulimin e kriminelit?

Agim Shuke nuk i kishte bërë askujt keq në këtë botë. Madje ishte një natyrë e butë dhe mjaft zemërgjerë, punëtor dhe i talentuar. Çfarë kërkonte vrasësi prej tij?!


        
 
Next Post

Bëmat e familjes "Salbino"! Biznesmeni Zafar Ansar: Takova Berishën, menjëherë më pas më shkruajti Argita, kërkoi 3 milionë euro dhe duhet të blija tokën e Damir Fazlliçit!

Berisha të thirret dëshmitar të ‘TIMS’? Gjylameti: Po bëja ironi, ju krijuat fabul për të nxjerrë ‘Romeon’ nga shtëpia

Plani i fshehtë i Donald Trump për t’i dhënë fund luftës Ukrainë-Rusi

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In