• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kuksianët që lanë Shqipërinë për Londrën: Ndihemi krenarë për jetën më të mirë! Kthehemi shpesh por nuk gjejmë atë që shpresojmë

March 9, 2023
in Aktualitet
        
 

Benet Beqiri
8 Mars, 20:27| Përditesimi: 8 Mars, 21:08

Kukësi është një prej qyteteve më të prekura nga emigrimi masiv, kryesisht drejt Britanisë së Madhe. Shumica e tyre janë integruar plotësisht në shoqërinë britanike, duke kontribuar edhe me taksa tek autoritete britanike e hapur sipërmarrjet e tyre me të cilat mbajnë familjet, por kanë punësuar edhe persona të tjerë.

“Jam nga Kukësi, jam shkolluar në Tiranë, kam mbaruar inxhinierinë e ndërtimit në Tiranë. Prej 3 vitesh kam ardhur në Angli. Punoj si inxhinier ndërtimi në një kompani lider në Britani. Miqtë e shokët që jam rrit në Kukës i gjeta këtu”.

“Kam një kompani time nuk është se jam shumë i suksesshëm, por jam i suksesshëm në rrugën time. Ndjehem krenar që paguaj taksat dhe kam kompaninë time”.

“Gjeta vështirësitë e para të jetës se nuk kisha zanat punova berber, mësova zanatin dhe sot prej 4 vjetësh kam dyqanin tim në zonën e Six me një skuadër prej 4 vetash”.

“Kam ardhur në 24 maj 1998 në Londër dhe kur erdha këtu erdha për një jetë më të mirë”.

Shumica kanë krijuar familjet e tyre dhe fëmijëve të lindur në Angli u kanë mësuar shkrimin dhe këndimin e gjuhës shqipe.

“Preferoj të flas shqip dhe fëmijët e mi unë ju flas shqip dhe të 3 fëmijët e flasin shqipen”.

Por pavarësisht se kanë arritur një stabilitet dhe garanci ekonomike, të gjithë e kanë mendjen e kanë të vendlindja nëse ndryshon diçka sado e vogël që t’u krijojë mundësinë atyre të rikthehen. Sipas tyre Kukësi, është vend i mikëpritjes së refugjatëve dhe jo i prodhimit të refugjatëve.

“Kam dy çuna që më kanë lindur në Angli, por kur kam ardhur nuk e mendova që do bëhesha familjar dhe do të shtoja popullsinë e Anglisë, por dua të shtoj popullsinë e Shqipërisë. Shkoj shpesh në Shqipëri, por nuk e gjej asnjëherë atë që mendoj por shpresoj. Kurbetin ta lavdrofshin e në të mos qofshin kanë thënë të moçmit tanë”.

Ndërkohë Kreu i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici ka zhvilluar një takim me kuksianët në Londër. Ai u shpreh optimist se me investimet në infrastrukturë shumë kuksianë do të kthehen në vendin e tyre.


        
 
Next Post

‘Kiara më bëri me vëlla’! Flet stilisti Niko Komani

Banorët e "BBVA" ngacmojnë Kiarën për të shkuarën, Luizi thyen heshtjen dhe ka një mesazh për të gjithë

'Puthja' e Deas dhe Shpatit fut në sherr banoret e "BBVA": E ke pasur ish të dashur apo edhe kandidate?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In