• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Kuqezinjtë sërish në top-formë, lënë gjurmë me skuadrat e tyre europiane

December 16, 2024
in Sport
        
 

ërfaqësuesja jonë ka mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballet në eliminatoret e Botërorit, format që nis ndeshjet në muajin mars dhe i mbyll në vjeshtë të vitit të ardhshëm. Patjetër që Shqipëria ka ëndërr të shkojë në Botëror, por që ta bëjë këtë duhet të fitojë grupin që është objektiv i vështirë. Ose të dalë e dyta dhe të shpresojë nëpërmjet “play off”-it. Në short na kanë rënë, Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra. Kuptohet, Anglia është rival shumë i vështirë, por po ashtu e vështirë do të jetë përplasja edhe me serbët. Ndërkohë, lojtarët e përfaqësueses tonë vijojnë të paraqiten mirë me skuadrat e tyre në Europë. Dje ishte radha e disa lojtarëve në Turqi, Itali e gjetkë të shkëlqenin me ekipet e veta.

Legjionarët/ Hoti dhe Rroca asistojnë, Abazaj shënon

Ndeshja mes Umraniespor dhe Keciorenguçu që pati vlerë për javën e 16-të të Ligës së Parë turke, është mbyllur me tre ish-lojtarë të Superiores protagonistë. Hoti dhe Rroca asistuan, ndërsa Kristal Abazaj ishte autor i golit të tretë. Sfida u mbyll me rezultatin 1-2 në favor të Keciorenguçu dhe në të gjithë golat ishin të pranishëm lojtarë shqiptarë. Hoti asistoi për Babakan te vendasit e Umraniespor, që zhbllokuan takimin në minutën e 16-të. Sfida u përmbys nga Keciorengucu në pjesën e dytë dhe protagonistë ishin Rroca dhe Abazaj. Rroca fillimisht asistoi për Diuf në minutën e 65-të, ndërsa rezultati shënoi 1-1. Për të vulosur fatet e takimit mendoi Kristal Abazaj, që nuk gaboi nga penalltia.

Selahi përcaktues në derbin e Kroacisë

Lindon Selahi e ka vendosur derbin e madh kroat mes Hajdukut të Splitit dhe Rijekës. Ndeshja e xhiros së 17-të, të fundit për këtë vit, përfundoi 2:2. Selahi shënoi golin e dytë për Rijekën dhe të fundit në ndeshje në minutën e 46-të. Mesfushori u ndëshkua me karton të verdhë pasi mënyra se si festoi u vlerësua provokim për tifozët e zjarrtë të Hajdukut. Anthoni Kalik kaloi në epërsi 1:0 Hajdukun në minutën e shtatë. Menjëherë në minutën e 12-të për 1:1 realizoi Niko Jankoviç. Kalik shënoi gol tjetër për 2:1 në minutën e 36-të. Selahi luajti deri në minutën e 66-të. Leon Dajaku qëndroi në stol te Hajduku. Rijeka e Hajduku udhëheqin në kampionatin e Kroacisë me nga 33 pikë. Dinamo Zagrebi është në vendin e tretë me 26 pikë, sa i ka edhe Varazhdini.

Suksesi/ Fisnik Asllani dygolësh në fitoren e Elversbergut

Dy gola të shënuar nga sulmuesi i Kosovës, Fisnik Asllani, kanë bërë që Elversbergu të dielën ta fitojë ndeshjen e xhiros së 16-të të Bundesliga 2, dhe të dalë në vendin e parë. Me dy golat e Asllanit dhe një të Maurice Njubauerit, Elversbergu fitoi në udhëtim te Braunshveigu, 3:0. 22-vjeçari Asllani fillimisht realizoi në minutën e 62-të. Ai e nisi vet aksionin dhe më pas shfrytëzoi hutinë në mbrojtjen vendëse për 1:0. Golin e dytë që e shënoi në minutën e 79-të, ishte edhe më i bukur. Ai e kaloi një kundërshtar, më pas edhe portierin, për ta dërguar topin në portën e zbrazët. Tani ka 10 gola e pesë asistime në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. Golin e tretë mysafirët e shënuan në minutën e parë të kohës shtesë. Elversbergu, Këlni dhe Padërborni kanë nga 28 pikë pas 16 ndeshjeve, por skuadra e Asllanit e ka goldallimin më të mirë. /Adriatik BALLA


        
 
Next Post

Dëshmitarë apo i pandehur? Abuzimi me rezervat shtetërore! Albin Kurti pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale

Gjermania mund të dalë edhe nga NATO, ja plani ekstrem i AfD

Avokati i njohur Alban Qafa zbërthen skemën e komunikimit të grupeve kriminale dhe politikanëve të korruptuar: Përgjimet do të quhen prova, SPAK përparësi mbi krimin dhe zyrtarët e korruptuar

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In