• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kur Basha dhe Vasali kanë agjent edhe në SHBA! DASH dhe Ambasada Amerikane: Raporti për Shqipërinë s’ka dalë akoma, ja kur publikohet!

July 26, 2018
in Aktualitet
        
 

Çdo vit Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin e Klimës së Investimeve.

Ndërsa raporti është publikuar tashmë për një sërë shtetesh, për Shqipërinë pritet të publikohet së shpejti. Këtë e konfirmoi për “Monitor” Matthew Realph program analist në zyrën e Çështjeve të Investimeve në Departamentin Amerikan të Shtetit.

“Disa prej raporteve janë në rishikim final dhe do të publikohen në javët në vijim. Shqipëria duhet të publikohet brenda 1-2 javëve” tha ai.

Sakaq në datën 23 korrik në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, Ambasada Amerikane deklaroi se ka nisur publikimi i analizave të DASH për një pjesë të mirë të vendeve lidhur me kushtet e investimeve por se për Shqipërinë duhej ende pak kohë. “ Hidhini një sy analizës së Departamentit të Shtetit mbi kushtet e investimeve në vende të ndryshme të botës (kapitulli mbi Shqipërinë do të publikohet së shpejti), e cila ndihmon në nxitjen e suksesit të bizneseve amerikane dhe ekonomisë botërore” thuhet në postimin e ambasadës.

Raporti i vitit të kaluar ishte mjaft i ashpër për Shqipërinë. Sipas tij korrupsioni në vend është shumë i lartë, ndërsa përmendte dhe faktin që sipërmarrje amerikane ishin detyruar të largoheshin nga vendi.

“Pavarësisht legjislacionit të favorshëm, investitorët janë sfiduar nga korrupsioni i shfrenuar dhe vazhdimi i praktikave të biznesit informal. Disa investitorë të mëdhenj të SHBA-ve janë larguar nga vendi gjatë viteve të fundit pas konflikteve të vazhdueshme tregtare, përfshirë disa që shkuan deri në arbitrazh ndërkombëtar” thuhej ne raportin e vitit 2017.

Raporti në fjalë është një publikim periodik që merr në analizë klimën e investimeve në 170 ekonomi duke mundësuar kështu informacion në shërbim të biznesit. Materialet që përgatiten nga ekonomistët e akredituar brenda ambasadave në vende të ndryshme të botës duke analizuar ekonomitë që mund të shihen si tregje potenciale nga bizneset amerikane.


        
 
Next Post

Kunati i përgjigjet ashpër BE: Nuk kanë lindur akoma ata burra e gra t’i prishin pushimet Lulit

KLGJ drejt finalizimit, 6 prej kandidatëve të nevojshëm kalojnë me sukses vetingun, KLD e Ilir Metës del jashtë loje

Çfarë sjellin KLGJ e KLP në shtator?!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In