• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Kur sheh fytyrën e shtetit!

August 23, 2024
in Blog
        
 

Nga Josif Papagjoni

Sot shkova të rinovoja patentën. Epo ja që duhet kjo e shkretë makinë! Është një lumturi e vogël, mbi të gjitha liri, aventurë udhëtimesh, vendesh, miqsh, sebepesh. E pra, me mendjen se do vonoja, se do mërzitesha me radhën e gjatë, madje kisha taksur dhe një dhjetëmijëshe nëse dikush më vrenjte fytyrën. Por jo! Krejt një shërbim i kulturuar, i kontrolluar me kamera, sjellje të buta, mirëkuptim. Mbarova shpejt, tak-fak. As 5 minuta nuk ndenja tek agjentja e shërbimit. Dhe vërtet u gëzova. Po pse?

Sepse… pashë fytyrën e shtetit. E një shteti tjetër, jo si ai para disa vitesh, kur zhurma të mbyste, të sharat e njerëzve në qiell, ndonjëherë dhe sherret me zë të lartë; pastaj vinte rryshfeti nën dorë, banaliteti dhe vulgariteti i sjelljes, fytyrat plot përdëllim e të përunjura të hallexhinjëve, nga njëra anë, dhe fytyrat e krekosura e mburravece të agjentëve, që të shikonin duart sa lekë do të jepje, nga ana tjetër.

Gjithçka qe sahat. Kulturë. Sjellje prej nëpunësish të shtetit. Shërbim i kulturuar. Mjedise komode e të pastra. Dhe psherëtiva: Ah, sikur të ishin gjithë zyrat e shtetit kështu! Ah, sikur asnjë mos të paguante nën dorë! Ah, sikur këta grabitqarë të neveritshëm të zyrave, këta “çinovnikër” të paskrupull, t’u futej data në bark e në palcë nga syri i pamëshirshëm i shtetit, i kamerave që të regjistronin, i frikës së humbjes së vendit të punës etj.

Dhe mu kujtua dita këtu e 20 vjet më parë në qytetin Mosingen të Gjermanisë, kur bleva një makinë. Tek po shkonim për ta regjistruar, gjermani që ma shiti pa sahatin dhe tha: “E kapëm!” Pra, duheshin dhe 4 minuta që zyra të mbyllej. Agjentja e regjistroi shitjen në ko;pjuter, asnjë fjalë, asnjë ankesë, teksa nja 30 a 40 vetë që ishin në zyrën e regjistrimeve si sallë, filluan të iknin pa zhurmë, mbyllnin kompjuterat dhe vetëm sa bënin gjestin e përshëndetjes. 4-5 minuta vonoi dhe regjistrimi i makinës sonë prej agjentes gjermane.

Edhe ajo e mbylli kompjuterin dhe u largua. Puna kishte mbaruar krejt, me sekonda! Çfarë rregulli, mendova atëherë, çfarë shteti! Nëpunësit bënin shërbimin dhe iknin pa fjalë, por vetëm duke përshëndetur me një buzëqeshje, një gjest dore a koke dhe kaq… Kur do të arrijmë të bëhemi dhe ne kështu?

Ja, kjo qasje më erdhi në mendje teksa mbarova punë tek rinovimi i patentës. Por a është kudo kjo fytyra e shtetit? As e vë në dyshim, se jo! Veçse disa shenja po jepen për të përjashtuar rryshfetin dhe grabitjet e hijenave të zyrave. Nejse, kjo lumturi e ky ngazëllim që më zuri, më doli krejt për hundësh teksa po kthehesha në Tiranë. Tmerr… Rruga dytësore e mbushur plot e përplot me makina, një trafik lodhës, çmeritës, që ta silltenë majë të hundës. Më mirë ecje me këmbë a hipur mbi një gomar sesa me makinë. Dhe cërra e vapës ta digjte kokën. Vonova gati një orë sa të vija në shtëpi, të freskohesha pak dhe të mblidhja veten.

Gati mallkova: “Vafsh në djallë, moj patentë!” Por e di se kjo është tjetër temë. Një temë që kërkon miliona e miliarda, që rrugët të zgjerohen e të riasfaltohen, që autobandat dhe autostradat tona të hapen më shumë, që qyteteve t’u zgjerohen mushkëritë nga hapësirat e zëna dhe mungesa e parkingeve etj., etj. Ja… kjo është një tjetër fytyrë e shtetit. Si kjo ka me dhjetëra, me qindra. Prandaj nuk duhet të ngopem me kënaqësinë që më dha marrja e patentës, shërbimi, shpejtësia, mjedisi, prania e rregullit…


        
 
Next Post

Rusët janë vetëm 10 km larg, komandantët ukrainas fajësojnë rekrutët e rinj për dështimin

Shumë shpejt Poliçani në aktivitet! Shqipëria rinis prodhimin e armëve dhe municioneve në fuqi maksimale: Vengu viziton uzinën e Mjekësit

Prapaskena: Kaos në dhomat e zhveshjes së Lacios, Hysaj kapet me trajnerin Baroni

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In