• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sociale

Kush duhet të paguajë kur një turist i aksidentuar shtrohet në spital? Në Europë trajtimi paguhet, Shqipëria po humbet mijëra euro

22/08/2026
in Sociale
        
 

Në kulmin e sezonit turistik, spitalet shqiptare po përballen me një numër të lartë turistësh që pas aksidenteve të ndryshme që kërkojnë angazhimin e forcave të ndryshme nga ajri dhe nga toka, marrin trajtimin spitalor disa ditor në spitalet e vendit duke mos paguar asgjë.

Por sipas mjekes shqiptare në Gjermani, Aurora Dollenberg, Europa nuk funksionon kështu.

E ftuar në Report TV, Dollenberg tha turizmi duhet të paguajë kostot që vetë shkakton e në këto kushte se fatura për shtetin nuk është e vogël. Sipas saj, një natë shtrimi në spital në Europë kushton deri në 1000 euro, ndërsa një trajtim më i gjatë mund të arrijë në 50 mijë euro, kosto që në vendet e Bashkimit Europian mbulohen nga kompanitë e sigurimit.

LEXO EDHE:
“Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit”/ Forbes: Ofron histori, natyrë dhe mikpritje për turistët
“Edhe në rastin e një dehidratimi të thjeshtë ku ke marrë infuzione me ujë me kripë, në çdo lloj spitali të Europës nata kushton 500-1000 euro. Në qendra të specializuara kostot trefishohen në varësi të komplikacioneve. Për çdo turist që e merr falas shërbimin publik pa qenë qytetar shqiptar, ne humbasim si shtet. Vetëm për një qëndrim njëjavor në spital, Shqipëria humbet 50 mijë euro, gjë që në vendet e BE-së e paguan siguracioni”, tha ajo.

Megjithatë, mjekja theksoi se nuk duhet të ngatërrohet shërbimi i jetëshpëtimit me trajtimin spitalor. Sipas saj, ndërhyrja për të shpëtuar jetën është një detyrim ligjor dhe moral i shtetit dhe nuk mund të kushtëzohet me pagesë, ndërsa faturimi nis vetëm pasi pacienti shtrohet në spital.

“Ka një ligj ndërkombëtar që thotë se në kushtet e jetëshpëtimit asnjë qytetar nuk është i detyruar të paguajë një cent, edhe nëse s’ka siguracion, në momentin që i ndodh një urgjencë, jemi të detyruar të shpëtojmë jetën pa dhënë një faturë. Faturat zhvillohen për qëndrimet spitalore. Pra një pacient që shpëtohet nga mbytja është i detyruar të shkojë në spital dhe kur ka nevojë për mbikëqyrje spitalore, atëherë lindin kosto që nuk ia paguan siguracioni i turizmit por ai personal i personit, prandaj fatura i dërgohet siguracionit të atij individi. Nëse siguracioni nuk i paguan brenda kohës së qëndrimit atëherë individi është i detyruar t’i paguajë në mënyrë private dhe më pas të rimbursohet me të mbërritur në vendin e tij. Pra urgjenca dhe jetëshpëtimi janë pa kosto dhe qëndrimi spitalor paguhet”, u shpreh ajo.

Sipas mjekes, pikërisht për këtë arsye Shqipëria duhet të krijojë një sistem të qartë për faturimin e turistëve të huaj dhe komunikimin me kompanitë e sigurimit. Ajo vlerëson se kjo do të shmangte barrën financiare mbi buxhetin e shëndetësisë dhe njëkohësisht do t’u jepte turistëve informacion të qartë për kostot që mbulohen nga siguracioni i tyre.

“Te turistët krijon një shije shumë negative kur nuk ka një linjë të qartë sa i përket shtrimeve spitalore, mbulimit të kostove, nuk ka një zyrë në spitale që i sqaron dhe u shpjegon faturat. Kjo zyrë mund t’u shpjegojë edhe qytetarëve dhe turistëve se cila është fatura që ata duhet të paguajnë, të cilët ose e paguajnë direkt ose japin një konfirmim nga ana e siguracionit të shtetit europian që këto kosto do të mbulohen, në mënyrë që shtete si Shqipëria e kanë një ndihmë shumë të madhe nëse këto kosto të mbulohen edhe nga turistët e huaj që në çdo lloj rasti do bënin njësoj në vendet e tjera. Pra Shqipëria duhet të reformojë në mënyrë që ata që kanë siguracione shqiptare dhe paguajnë taksa të mos defavorizohen nga turizmi i cili duhet të paguajë kostot që vetë shkakton”, tha Dollenberg.


        
 
Next Post

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA-ve për tarifat e reja doganore: Pezullohen negociatat! Kryeministri Carney: Do të përgjigjemi qindarkë për qindarkë

U infiltrua në Al-Qaeda për "CIA", SHBA kërkon të dëbojë shqiptarin në Kosovë! Blerim Skoro: Ndihmova të kapeshin terroristë, tani Amerika më tradhtoi

Asnjë derë burgu nuk mund ta ndajë nënën nga djali’! I biri i Hashim Thaçit publikon foton e gjyshes duke ndjekur intervistën e ish-presidentit të Kosovës

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved