“Qeveritë e huaja janë janë duke punuar një strategji në kuriz të politikave të jashtme amerikane duke i anashkaluar zyrtarët amrikanë” , – nis kështu artikulli i medias amerikane, The Daily Beast.
Sipas Daily Beast këto shtete kanë përdorur teori konspirative për t’i etiketuar diplomatët si armiq të Presidentit Donald Trump.
Kjo strategji ka funksuionuar në Ukrainë ku zyrtarë të dyshimtë së bashku me avokatin personal të Trump kanë hequr një ambasador amerikan. Sipas zyrtarëve të lartë të SH.B.A.-së, e njëjta strategji arriti të shpartallojë edhe një kandidat pretendent për diplomat në vendin tonë.
Kospiracionet mbi korruptimin e diplomatëve të çojnë shpesh herë te emri Xhorxh Soros duke tërhequr vëmendjen e mediave të krahut të djathtë.
Kathleen Kavalec u emërua nga Trump për të qenë ambasadore në Shqipëri korrikun e kaluar. Ajo u kontrollua shpejt nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit .
Ndihmësit e senatorit Ron Jonson në vend që të thirrnin ambasadoren për të prezantuar veten vendosën ta investigojnë atë duke kërkuar të dhëna mbi një takim midis saj dhe një kundërshtari të Trump i cili ka hetuar për lidhjet e tij me influencen ruse. Pas kësaj, Kavalec nuk e gjeti më emrin e saj të rikandiduar.
As Kavalec dhe as kolegët e saj të shtetit nuk e dinin se stafi i Johnson kishte hapur një linjë komunikimi me lobistët për Partinë Demokratike të Shqipërisë.