Ditën e djeshme , Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së jashtëzakonshme që u mbajt në Kuvend, me qëllim miratimin e rezolutës, e cila i kërkon Presidentit të respektojë vetëm kompetencat që i njeh Kushtetuta.
Rama tha se do të përshkallëzohet lufta kundër krimit të organizuar, dhe se më datën 25 nëntor, ai vetë do të prezantojë në Kuvend, platformën ligjore që do të godasë krimin e organizuar, prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar, bashkë me pasuritë e tyre.
Por cfarë do të prezantojë saktësisht, publikut shqiptar, Kryeministri Rama. Mësohet se do te jetë krijimi i një strukture të posaçme e cila do të quhet “Fauda Shqiptare” . Nje grup oficeresh që do të trajnohen për tu bërë pjesë e kësaj strukture të veçantë, ata do të jenë të fshehtë pra nuk do të dihet indetiteti i tyre. Siç në fakt është dhe reparti Renea i cili njihet ndryshe dhe si grupi elitar i policië së shtetit.
Modeli ku do të bazohet kjo strukturë është ajo që njihet si Fauda E Forcave Izrealite, e krijuar nga ish pjestar të shërbimeve sekrete dhe ushtarake, për të luftuar dhe eleminuar elementet e rrezikshëm kriminal në Izrael dhe Palestinë.
Konsulenca Izrealite mësohet se nuk do të jetë prezente vetëm ne vënien e shtyllave të kritereve për këtë strukturë , por gjithashtu ajo do të jete pjesmarrse dhe në përzjedhjen e personave më të mirë policor dhe ushtarake.
“Fauda Shqiptare” ku si fokus ka luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, do të ketë patjetër dhe individ të infiltruar jo vetëm në grupet kriminale por gjithashtu edhe në strukturat shtetërore , duke marrë informacion se ku veprojnë bandat dhe se ku investojnë ata pasuritë.
Krahas krijimit të “Faudës Shqiptare” gjithashtu do të jetë “Byroja Kombëtare e Hetimit” dhe “SPAK” që do të luftojë krimin e organizuar dhe zyrtarët e korruptuar./Fjala.al