• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush i’ua dha mandatin të flasin në emër të të gjithë studentëve protestuesve? Protesta meriton të dëgjohet: Pretendimi se përfaqëson të gjithë nuk provohet!

21/10/2026
in Aktualitet, Debat, Rekomanduar
        
 

Në Shqipëri, rreth 120 mijë studentë nisën vitin akademik 2026–2027. Përballë protestave, lind një pyetje e arsyeshme: Kë përfaqësojnë organizatorët dhe mbi çfarë mandati flasin në emër të gjithë universiteteve?

Nëse pjesëmarrja do të ishte 2 mijë vetë por edhe 5 apo 10 mijë mijë veta, kjo do të barazohej numerikisht me rreth 1,67%, 3,4% apo 6,8% të 120 mijë studentëve.

Por, nëse mes protestuesve ka edhe pedagogë e qytetarë, kjo shifër nuk mund të paraqitet si përqindje e studentëve pjesëmarrës.

Pra kërkesa e kësaj proteste është utopike dhe euforike. Si mund të dorhiqet një kryemninistër dhe një qeveri e votuar nga 57% e shqiptarëve në zgjedhjet e 2025 sepse janë të pakënaqur 7% e votuesve pa identitet të djathtë , të majtë, komunista apo anarshista

Çdokush ka të drejtë të protestojë, edhe kur është pakicë. Por e drejta për të ngritur zërin nuk përbën automatikisht mandat për të folur në emër të të gjithëve. Kush i ka zgjedhur përfaqësuesit? Cilat struktura studentore i kanë mandatuar? Sa fakultete i kanë miratuar kërkesat dhe vendimet për bojkot?

Po kështu, titulli “profesor” dëshmon një kualifikim akademik, jo autorizimin për të përfaqësuar gjithë botën universitare. Përfaqësimi kërkon besim të shprehur dhe përgjegjësi ndaj atyre në emër të të cilëve flet.

Bojkoti i procesit mësimor në universitetet publike në vendin tonë, i thirrur nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve, duket se nuk ka gjetur përkrahje nga universitetet në rrethe. Në rastin më të mirë, në pak universitete bojkoti ka qenë minimal, ndërsa në disa të tjera procesi mësimor ka vijuar normalisht.

Në Korçë, thirrjes për bojkot i janë përgjigjur një numër i vogël pedagogësh dhe studentësh, krahasuar me numrin e përgjithshëm të tyre.

Në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”, bojkoti ka qenë i pjesshëm. Një pjesë e studentëve dhe pedagogëve ishin të pranishëm në auditorë, ndërsa për pjesën tjetër nuk dihet nëse kanë marrë pjesë në mësim. Universiteti nuk kishte gjallërinë e zakonshme, por nuk kishte as protestë.

Në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës, thirrja për bojkot nuk ka gjetur asnjë përkrahje. Këtu, të gjithë pedagogët dhe studentët kanë zhvilluar një ditë normale mësimi, sipas orareve të përcaktuara.

Ndërsa në Universitetin “Eqrem Çabej” të Gjirokastrës, sindikata e punonjësve të universiteteve nuk njihet fare, pasi asnjë nga stafi i këtij universiteti nuk bën pjesë në këtë sindikatë rektori dhe rektori Çano deklaroi se nuk e njohim fare sindikatën e Kovaçit

“Ne nuk kemi asnjë indicie, as nga studentët apo grup pedagogësh të cilët të kërkojnë për të bojkotuar mësimin dhe të vazhdojnë protestat. Natyrisht këto kanë ardhur si rezultat i ardhjes së një letre në media, në rrjetet sociale dhe elektronike, ku një sindikatë që përfaqëson punonjësit e arsimit të lartë ka bërë thirrje për të bojkotuar mësimin në Universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës. Unë po e theksoj dhe një herë tjetër. Në universitetin “Eqerem Çabej” të Gjirokastrës nuk ekziston një sindikatë e tillë.

Nuk ka asnjë pedagog apo nga stafet akademike dhe ndihmës akademikë apo administrative që të jetë pjesë e kësaj sindikate. Pra, nuk ka asnjë lloj strukture të tillë. Kështu që të gjitha lajmet e tjera janë thjesht një fake news”

As mungesa në protestë nuk mund të shpallet mbështetje për qeverinë. Studentët që qëndrojnë në auditor kanë bindjet dhe arsyet e tyre; askush nuk ka të drejtë t’ua përvetësojë heshtjen.

Protesta meriton të dëgjohet. Pretendimi se përfaqëson të gjithë meriton të provohet.


        
 

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved