Me rastin e formalizimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ditën e sotme ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK-un Arben Kraja dhe drejtuesen e kësaj strukture të sapoemëruar, Aida Hajnaj.
Mësohet se tema kryesore e takimit është nisja e punës për emërimin e 60 hetuesve të BKH-së, të cilët njëkohësisht kanë nisur që të trajnohen nga FBI.
Byroja Kombëtare e Hetimit është struktura e specializuar e Policisë Gjyqësore, që heton veprat penale të zyrtarëve të lartë dhe rastet e k.rimit të organizuar, pranë SPAK-ut.
Do të jetë pikërisht ky institucion i drejtësisë së re, i cili ka për detyrë që të hetojë dosjet për të ashtuquajturit “peshq të mëdhenj” të korrupsionit qeveritarë dhe k.rimit të organizuar.