• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Kush janë 8 deputetë që tradhtuan Bashën dhe iu bashkuan “Foltores” së Berishës

October 9, 2021
in Aktualitet

Pas vendimit të Lulzim Bashës për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së vetëm 1 ditë përpara seancës së parë të legjislaturës së re në Kuvendin e Shqipërisë, të shumtë ishin deputetët demokratë që nuk ranë dakort me vendimin e kryetarit të tyre.

Të parët që dolën kundër ishin Edi Paloka dhe Flamur Noka, të cilët kritikuan hapur Lulzim Bashën për vendimin e marrë pa dëgjuar vendimin e organeve më të larta të PD. Të dy deputetët para seancës së parë plenare epritën Berishën poshtë shtëpisë së tij, për ta shoqëruar në Kuvend, madje edhe aty u ulën pranë tij.

Deputeti i tretë që “tradhtoi” Bashën dhe iu bashkua Berishës ishte Tritan Shehu, i cili mori pjesë edhe në “Foltoren” e Gjirokastrës. Në Vlorë, “Foltores” iu bashkua Bujar Leskaj, i cili mban edhe postin e drejtuesit politik të këtij qarku.

Luan Baçi mblodhi përkrahësit demokratë në “Foltoren” e Fierit, duke shprehur hapur qëndrimin e tij pro Berishës, teksa u shpreh se edhe po të kthehej pas, sërish do kishte zgjedhur të mbështeste ish-kryeministrin.

Edmond Spaho doli hapur me një reagim në rrjetet sociale kundër Bashës, duke u shprehur se Pd ka nevojë për një lider që ta çojë drejt fitores, teksa më pas pati edhe përplasje në distancë me kolegun e tij Ervin Salianji.

Oerd Bylykbashi, të cilit Lulzim Basha i hoqi “Zgjedhoren” për t’ia kaluar nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, zgjodhi të mbështesë Berishën në “Foltoren” e Durrësit. I fundit që “la në baltë” Bashën për ish-kryeministrin Berisha është Luçiano Boçi, deputeti i Elbasanit që Basha e la jashtë listës së sigurt, por ia doli ta “thyente” listën e PD dhe të merrte mandatin e deputetit.

Kanë mbetur ende shumë qytete ku Berisha do të mbajë “Foltoren”, ndaj pritet që deputetë të tjerë t’i bashkohen ish-kryeministrit, që tashmë ka shprehur hapur dëshirën për t’u kthyer sërish në krye të PD-së.

Next Post

Çfarë po planifikojnë?! Berisha në një linjë me Ilir Metën: Deklarata që i nxjerr “zbuluar”

Ku ishe ti kur Basha përjashtonte demokratët?! Militantja e "Foltores" vë në siklet Berishën, ja si përgjigjet ish-kryeministri

“Nuk hamë të gjithë te Nusreti”! Rama i përgjigjet për herë të parë aktorit të njohur Florian Binaj

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved