Vetëm një javë pas deklaratës të Ilir Metës, i cili tha se vendi rrezikohet nga asgjësimi i pluralizmit politik ka ardhur një reagim i njëjtë nga Sali Berisha.
Ky i fundit ka mbledhur demokratët, në lëvizjen e tij “Foltore”, duke u deklaruar kundër qeverisë dhe në veçanti kundër Lulzim Bashës, kreut të PD.
Duke qenë se shkaku i vërtetë i lëvizjes së Berishës, është përjashtimi i tij nga grupi parlamentar që i bëri Basha, lideri historik deklaroi se Rama në bashkëpunim me Bashën po asgjëson pluralizmin politik në Shqipëri.
“PD është në ditë të vështirë, me keq se në vitin e vështirë 1997 dhe kjo ardhur si rezultat i kryetarit të saj, që është peng i Edi Ramës. Në Shqipëri po rritet shumë rreziku i asgjësimit të pluralizmit politik, brenda partive dhe në jetën politike të vendit. Ndaj duhet të ngrihemi fuqishëm që t’i ndalojmë”, ka deklaruar mes të tjerave Sali Berisha.
Kujtojmë se Berisha sot paralajmëroi protesta të fuqishme në vend.