Kush po e tradhton Berishën brenda PD, Idajet Beqiri nxjerr detajet e forta, SPAK drejt finalizimit të dosjeve që…
Një stuhi politike po afrohet drejt Partisë Demokratike. Sipas avokatit Idajet Beqiri, ajo do të shpërthejë fuqishëm në shtator, duke tronditur nga themelet selinë blu. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Beqiri nuk ngurron të emërojë të gjithë ata që, sipas tij, janë në prag të ndëshkimit penal: jo vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe vajza e tij Argita, djali Shkëlzen, dhëndri Jamarbër Malltezi dhe bashkëshortja Liri Berisha.
Beqiri paralajmëron se pas dosjes “Partizani”, e cila tashmë është në gjykim, priten të shpërthejnë dosjet e Gërdecit, 21 Janarit, CEZ-DIA dhe aferave me oligarkët serbë, duke vulosur jo vetëm rënien përfundimtare të Berishës, por edhe shuarjen politike të gjithë trashëgimisë së tij familjare. Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
-Avokat Beqiri, si i komentoni zhvillimet e fundit brenda PD? Thuhet se një grup demokratësh po përgatiten për ta rrëzuar Sali Berishën nga “froni”?
Në radhë të parë është një kryengritje e vonuar që nuk i hyn në punë askujt. Tashmë s’ka nevojë për kryengritje Berisha. Ai mori dënimin e merituar nga shqiptarët, sepse gjithkush priste dënimin e tij dhe burgosjen e tij. Madje, ishin njerëzit tepër të revoltuar që një njeri të tillë që ishte në arrest shtëpie, si e liruan edhe me një mal të madh mbi kurriz krimesh, deri në vrasje masive edhe korrupsion të lartë shtetëror, deri në vrasjen e demokracisë në Shqipëri e të tjera. Edhe një njeri të tillë si mund të rrijë rrugëve, si mund të rrijë i lirë edhe burgjet e Shqipërisë të jenë plot edhe me njerëz që kanë bërë gjëra nga më të voglat, ordinerë, edhe gjithsesi vuajnë dënimin e të tjera. Mirëpo, me sa duket, para se të vijnë dënimet penale për këta politikanë që kanë bërë dëme kaq të mëdha këto 30 e ca vjet dhe që e kanë shkatërruar në çdo lloj pikëpamje këtë vend, e kanë djegur, e kanë plaçkitur, e kanë grabitur, me të katërta duart e me të gjithë pjesëtarët e familjes, duke i futur në krim të gjithë pa përjashtim, duke u pasuruar mbi gjakun dhe djersën e popullit, duke u bërë miliarderë dhe nuk dinë as vetë ku i kanë pasuritë në të gjitha vendet e botës e të tjera.
Pra, para se të vinte një dënim i tillë penal i merituar, duhej të merrej dhe një dënim vdekjeprurës nga populli, nga shqiptarët. Dhe në fakt, 11 maji shënoi vdekjen politike të plotë të Sali Berishës, sepse ai me të vërtetë, jo ai, po Partia Demokratike mori 50 mandate dhe forca tjetër mori 83. Por 50 mandate faktikisht nuk janë të Saliut, janë të alternativës së djathtë në përgjithësi. Janë të asaj alternative që si të jetë Saliu si mos të jetë Saliu, ata votojnë pra për Partinë Demokratike, për këtë alternativë. Kurse Saliu do kishte meritë në këta 50 deputetë në rast se ato shifrat e vitit 2021 do t’i rriste, kurse ai faktikisht e ka groposur përfundimisht Partinë Demokratike me këtë rezultat që mori në 11 maj. Kjo ishte e pritshme, sepse të qenurit e tij “non grata” me gjithë familje me të gjithë pjesëtarët e familjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qenia e tij “non grata” nga Britania e Madhe, qenia e tij “non grata” de facto dhe de jure nga Bashkimi Europian, të cilët s’e qasin askush në derë nga kancelaritë e Europës flas gjithmonë për forca politike të caktuara se ato atë punë kanë, bën një rezolutë ti, i bën si të duash, e miratojnë ata.
Po problemi është i politikës zyrtare të këtyre vendeve të Bashkimit Europian që s’e qas kush në derë e të tjera. Fakti që s’e kontakton asnjë ambasador i akredituar në Shqipëri e të tjera. Pra, të gjitha këto tregojnë atë që ai u vra nga shqiptarët dhe tashmë priten proceset e tjera ligjore, penale ndaj tij, që do të fillojnë me kompleksin Partizani dhe ka filluar me të sepse çështja tashmë ka kaluar në gjyq. Por që do t’i vijë në radhë, proceset do t’i vijnë shumë shpejt: 21 janari do t’i vijë, Gërdeci bashkë me djalin e vet. Djali i vet nuk do të shpëtojë dot edhe nga CEZ-DIA sepse është bashkëpunëtor atje në krim me Ilir Metën edhe me atë bandën tjetër kriminale në këtë aferë. Do t’i vijë mbrapa menjëherë afera e rëndë korruptive me Fazlliçin e Lazaroviçin, edhe duke patur bashkëpunëtor në këtë krim edhe djalin e vet Shkëlzen Berishën, vajzën e vet Argita Berishën, dhëndrin e vet Jamarbër Malltezit e të tjerë. Presim mjaft gjëra të tjera në këtë kuadër.
–Si e kap shtatori Partinë Demokratike dhe Berishën, apo pa Berishën?
Po, problemi është që grupi parlamentar që do të krijohet do të ketë rebelët e vet. Çka do të thotë që nuk do të pajtohen me një fakt domethënës që ky njeri domethënë është aq i paskrupulltë, gjithë jetën ka qenë i paskrupullt, ndryshe ka folur, ndryshe ka bërë. E shan Serbinë kur është agjenti më i flaktë, më i zjarrtë, më i paguar i Serbisë, një jetë domethënë ka që është agjenti i tyre që në kohën e monizmit, që në kohën e Enver Hoxhës. Dhe nga ana tjetër po ta dëgjosh kur flet kundër serbëve, thua ti, patriot më të madh se ky nuk ka. Ka një statut edhe Partia Demokratike. Statuti është ligj për çdo parti.
Ai vetë e citoi edhe del me zë me figurë kur thotë: “Kryetari i partisë po humbi zgjedhjet, ikën.” Kështu i tha Lulzim Bashës derisa bëri namin, derisa ai të ikte. “Pse ke humbur dy zgjedhje?” Tha: “Do ikësh.” Ky vetë ai i humbi këto zgjedhje. A thotë statuti ai kryetar partie që humb vetë zgjedhjet duhet të iki? Pse s’ikën? Pse rri akoma? Tani fillojnë lodrat, “Jo më u vodhën zgjedhjet.” Po, vjedhja mundet të jetë maksimale, ja një mandat, dy, ja tre, po jo 33. Kështu që ajo është një çmenduri e tij dhe tani vetë Partia Demokratike, elementë të saj pozitivë apo karrieristë, e kanë kuptuar 1000% që me Berishën kjo parti po vjen drejt vdekjes përfundimtare edhe inekzistencës së saj, daljes së saj jashtë luftimit.
Ose e përzënë Berishën, mund të rikuperojnë diçka sa të mundin. Opozitë do të ngelen, se nuk pushtet vijnë kurrë me Partia Demokratike, se ngarkesën e krimeve të Saliut, mjafton të thuash Partia Demokratike edhe thua Sali Berisha, sepse ai e ka identifikuar me emrin e vet atë parti. Ajo parti zor se rinovohet më. Po gjithsesi, mund të bëhet një opozitë më ndryshe se sa është sot. Por përballë kësaj nuk besoj se do të jetë e lehtë, sepse ata që do të tentojnë kanë dhe krahun e fortë të Berishës, Noka dhe të tjerët. Po, ky krahu i fortë do të bëhet i dobët shumë, sepse këta më shumë do të bilbilojnë nga burgu me Nokën e me të tjerët me radhë. E kanë rreth veshit, punë kohe, kohe e shkurtër, edhe akuzat që kanë ata mbi kurriz janë aq të rënda sa nuk dalin dot pa 15 vjet burg edhe Noka e të tjerë me radhë brenda asaj partie.
Gjithë ai krah që është i lidhur faktikisht me Berishën edhe që i përkushtohet atij deri në fund, sikurse Berisha i përkushtohet më shumë tashmë jo alternativës që të jetë opozitë e fuqishme apo të jetë opozitë konkurruese apo të jetë opozitë që do realisht të bëjë të sigurojë një lloj ndryshimi të pushtetit të Shqipërisë. Thjesht dhe vetëm ai po mbron veten, por po mbron kryesisht familjen e tij, se e ka të inkriminuar dhe do me çdokush që të ketë këtë mburojë, pra Partinë Demokratike, këta grupin parlamentar të tyre si mburojë për Argitën, si mburojë për krimet e saj dhe të Shkëlzenit, të Jamarbërit dhe të krimeve të gruas së vet, sepse dhe ajo është e pleksur keq në korrupsion pasiv dhe në pastrim të parave të pista.
–Avokat, ju thatë që Shkëlzeni, pra djali i ish-kryeministrit, rrezikon nga SPAK, kurse po për vajzën, mundet që t’i kalojë partinë apo këtu do të fillojë ai rebelimi i vërtetë brenda PD-së?
Po, s’mund ta bëjmë me asnjërin prej tyre, se është një familje, një familje e inkriminuar e tëra. Është një familje që “non gratën” nuk e ka marrë vetëm Sali Berisha, por për korrupsion të lartë shtetëror në bashkëpunim me babanë e vet, e ka Shkëlzen Berisha këtë akuzë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe. E ka Argita këtë, e ka Jamarbër Malltezi këtë akuzë, e ka Liri Berisha këtë, pra, e kanë të gjithë pjesëtarët e familjes “non gratën”, si rrallë në botë. Kurrë s’ka ndodhur në asnjë vend të botës që t’i japin “non grata” Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithë familjes.
E japin për një kryetar shteti, e japin për një ministër, e japin për një kryeministër. Po kurrën e kurrës për gjithë familjen. Domethënë, “me kuç e me maç” i thonë kësaj. Të tërë i ka “non grata” dhe për rrjedhojë, si të jetë Saliu si të jetë Argita, si të jetë Saliu si të jetë Shkëlzeni, si të jetë Argita si të jetë Jamarbëri, është njëlloj. Domethënë, kështu që jam i bindur që edhe vetë Partia Demokratike, qofshin edhe këta kriminelët që i bëjnë hosanara dhe janë ata 200 petritat, në thonjëza, që nuk i ndahet nga mbrapa Saliut në çdo lloj situate, se kështu mbrojnë veten e tyre dhe ata nuk do të jenë dakord për zgjedhje të tilla që ta marri partinë familja, pjesëtarja e familjes Berisha, edhe ta kthejnë në një monarki të turpshme.