• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kushtetuesja, KLGJ hap 5 vende të lira në Gjykatën e Lartë, ndërkombëtarët shtojnë presionet ndaj Tushës

10/07/2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur të hapë vakanca të reja në Gjykatën e Lartë, në kuadër dhe të kërkesave nga Kuvendi. Gazeta e tha pak ditë më parë se SHBA dhe BE ndërhynë në këtë mes. Por pas konsultave me ta, dje është vendosur që të hapen 5 vende vakante.

Plotësimi i Gjykatës së Lartë do të mundësojë më pas dhe ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. “Duke mbajtur në konsideratë, plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, Këshilli vendosi hapjen e procedurës së ngritjes në detyrë nga radhët e gjyqtarëve, për 5 (pesë) pozicione të lira, 4 në fushën e të drejtës penale dhe 1 administrative dhe fillimin e procedurës së përshpejtuar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët që kanë plotësuar deri tani 3 kushtet ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë në këtë gjykatë”, thuhet në deklaratë.

Më tej Këshilli, vendosi rihapjen e procedurës së komandimit për inspektor nga radhët e gjyqtarëve në zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë si dhe rihapjen e procedurës së komandimit për dy pozicione të shërbimit civil nga radhët e gjyqtarëve, në Ministrinë e Drejtësisë.

Më tej Këshilli vendosi verifikimin e tre kritereve ligjore të kandidimit për gjyqtar në Gjykatën e Lartë, nga radhët e gjyqtarëve, të kandidatit z. Enton Dhimitri si dhe vijimin e verifikimit për kriteret e tjera të kandidimit. Në kuadër të ngritjes së Gjykatës Kushtetuese kanë shtuar lëvizjet dhe ndërkombëtarët.

Dje ambasadori britanik ka takuar nënkryetaren e KED, Vitore Tusha. “Zj. Tusha e njohu ambasadorin Norman me problematikat dhe vështirësitë që ka hasur gjatë këtyre viteve të krijimit, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe theksoi angazhimin maksimal të anëtarëve të tij, si gjatë vitit 2019, kur ky këshill vendosi themelet e një procesi shumë të rëndësishëm kushtetues, atë të përzgjedhjes së anëtarëve të parë në Gjykatën Kushtetuese.

Procesi për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi të veçantë për funksionimin e shtetit ligjor dhe për këtë arsye, bazuar edhe në rekomandimet e Komisionit të Venecias, KED 2020 ka marrë të gjitha masat për përfshirjen e tyre në aktet rregullatore të KED. Gjatë takimit ambasadori Norman u shpreh se reforma në drejtësi është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, proces i cili duhet të çohet deri në fund. Ambasadori britanik theksoi se KED për nga natyra e vet ka pasur gjithmonë vëmendjen e ndërkombëtarëve, duke shprehur me këtë rast mbështetjen e tij publike dhe personale në ndihmë të këtij këshilli”, njoftoi KED.


        
 
Next Post

Garderoba e fitores! Kush të vesh mor bir, kush të qeth o xhan?!

Ngjela: Mos mashtroni me televizion! Do e gjejnë dhe do jap llogari, Becchetti një vagabond internacional, nuk e di kush e kishte sjellë

Zbulohet kush është sekti që rekrutoi familjen Josifi 6 vite më parë

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved