• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kushtetuesja legjitimoi 30 qershorin: “Kryetarja aksidentale” e Bashkisë së Shkodrës akoma s’paska kuptuar asgjë! Vendim i paqartë!

05/11/2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Gjykata Kushtetuese rrëzoi dje kërkesën e Shoqatës së Bashkive për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit të vitit 2019.

Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka kritikuar vendimin e Kushtetueses duke e cilësuar një vendim të paqartë. Teksa thekson se zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishin të tilla, Ademi kërkon një arsyetim të plotë nga ana e gjykatës.

“Është akoma e paqartë nëse bëhet fjalë për një vendim për arsye proceduriale, të njohjes së legjitimitetit të Kushtetueses, apo jo nëse e ka tagër apo jo. Ajo që presim është që të kemi arsyetimin e plotë. Kjo do të ndihmonte për të kuptuar vendimmarrjen, për të arritur një interpretim për të kuptuar vendimin.

Është një çështje me interes të madh publik. Është hera e parë që ndodh dhe kjo është e paprecedentë dhe do të ndihmonte që partitë politike, institucionet, qytetarët, për të ndërtuar mbi gabimet që janë bërë në ato zgjedhje. Çfarë zgjedhje ishin, në vetëdijen tonë e dimë se ato nuk ishin zgjedhje. Kushtetuesja kishte mundësinë që të verifikonte këtë ‘pse’-në”, tha Ademi.

Sa i përket një rikandidimi të mundshëm për kreun e Bashkisë së Shkodrës, Ademi i la mundësitë e hapura duke theksuar se është e angazhuar për të mbështetur dhe punuar për bashkinë.

“Vendimi i gjykatës nuk ka ndihmuar për qartësinë e institucioneve dhe kur bëhet fjalë për kryetarët apo drejtuesit e bashkive në të gjithë Shqipërinë. Duke mos ndihmuar situata e këtyre bashkive që nuk kanë kryetarë e bën të paqartë vijueshmërinë që do të kenë institucionet që të kenë kryetar të zgjedhur.

Këtë duhet ta thonë institucionet, dhe situata është e pazakontë dhe nuk përcaktohet. Nuk do të hyjë më thellë, por nëse do të kemi zgjedhje nesër unë jam e angazhuar për të vijuar dhe për të mbështetur dhe punuar për Bashkinë e Shkodër, në një kontekst tjetër, që mund të jetë edhe familjar, qytetar, në varësi të një situate, pse jo dhe të një konflikti politik. Bashkia Shkodër është një institucion i rëndësishëm dhe angazhimi im nuk do të mungojë”, u shpreh Ademi.


        
 
Next Post

Nikollë Lesi thirrje Metës: Firmos urgjentisht zgjedhjet vendore për 6 bashki, po pret rimarrjen e PD-së nga Berisha që të krijoni frontin anti-Rama

Propozimi i fortë i Leka Bungos: RTSH të mbyllet për 6 muaj, të largohen ata që s’punojnë! Po të shkosh tani 300 veta i gjen në kafe

Prokuroria kërkoi për Tom Doshin 16 vjet përpara se ai të lindte. Gjen vetëm disa “ë” të tepërta, të tjerat diheshin

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved