• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kuvendi “shkund” institucionet e pavarura: KLGJ, AMF dhe Avokati i Popullit nuk zbatojnë rekomandimet! Ja raporti

February 22, 2021
in Aktualitet, Debat
        
 

Një pjesë e mirë e institucioneve të pavarura nuk i zbatojnë rekomandimet e Parlamentit. 24 institucione raportojnë çdo vit punën e kryer dhe Kuvendi del me një rezolutë përkatëse.

Sot në seancë plenare Kuvendi do të miratojë një raport me punën e çdo institucioni ku bie në sy neglizhenca e shumë prej tyre. Sipas të dhënave të raportit, institucioni më problematik dhe që nuk ka plotësuar asnjë nga rekomandimet gjatë viti 2020 është Enti Rregullator i Ujit.

Raporti tregon se ky institucion nuk ka arritur të plotësojë asnjë nga rekomandimet më të rëndësishme dhe të theksuara vazhdimisht, atë për licencimin e shoqërive ujësjellëse. Kështu nga 10 detyra të lëna nga Kuvendi për ERRU, ky i fundit nuk ka përfunduar asnjërën prej tyre.

“Enti Rregullator i Ujit, ERRU nga 10 rekomandime të adresuara nga Kuvendi i Shqipërisë në rezolutën e miratuar në datën 21.05.2020, “Për vlerësimin e veprimtarisë së Entit Rregullator të Ujit për vitin 2019. sipas informacionit zyrtar të ardhur nga ERRU, rezulton se deri në muajin dhjetor 2020 janë në proces realizimi, ndërsa 2 rekomandime janë të parealizuara”, thuhet në raport.

Neglizhencë e lartë është evidentuar edhe në punën e Këshillit të Lartë Gjyqësor, i cili, sipas raportit, ka lënë pa realizuar 7 rekomandime nga 10 në total. Sipas raportit, ky institucion ka pasur një sërë parregullsish në çështjet lidhur me vakancat dhe plotësimin e tyre për të kryer siç duhet detyrat.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor Nga 10 rekomandime të adresuara nga Kuvendi i Shqipërisë në rezolutën e miratuar në datën 25.06.2020. “Për vlerësimin e veprimtarisë se Këshillit të Lartë Gjyqësor për vitin 2019”, sipas informacionit zyrtar të ardhur nga KLGJ rezulton se deri në muajin dhjetor 2020 janë realizuar plotësisht 3 rekomandime, ndërsa 7 rekomandime janë në proces realizimi”, theksohet në raport.

AMF dhe Avokati i Popullit neglizhojnë detyrat

Autoritetit i Mbikëqyrjes Financiare dhe Avokati i Popullit janë dy institucione të tjerë të cilët janë treguar neglizhentë ndaj rekomandimeve të Parlamentit. Në raportin e publikuar tregohet se AMF nga 12 rekomandime të lëna ka plotësuar vetëm 2, pra 10 rekomandime nuk janë përfunduar.

“Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, AMF Nga 12 rekomandime të adresuara nga Kuvendi i Shqipërisë në rezolutën e miratuar ne datën 23.07.2020 “Për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2019”, sipas informacionit zyrtar të ardhur nga AMF, rezulton se deri në muajin shtator 2020 janë realizuar plotësisht 2 rekomandime, ndërsa 10 rekomandime janë në proces realizimi”, tregon raporti.

Në listën e institucioneve të papërgjegjshëm është renditur edhe Avokati i Popullit. Kuvendi tregon se ky institucion i pavarur ka realizuar vetëm 4 nga 12 rekomandimet të lëna si detyrë. Sipas raportit, një nga rekomandimet që nuk është plotësuar, por që në fakt është shumë i nevojshëm është ai që të rrisë angazhimin në mbrojtje të interesave të shtetasve shqiptarë, që banojnë jashtë vendit, duke rritur bashkëpunimin me institucionet homologe. Tjetër rekomandim i parealizuar është ai që të raportojë në mënyrë periodike në Kuvendin e Shqipërisë për raportimin e kërkesave ankesave të adresuara në nivel vendor.

“Avokati i Popullit, AP Nga 12 rekomandime të adresuara nga Kuvendi i Shqipërisë në rezolutën e miratuar në datën 09.07.2020. “Për vlerësimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit vitin 2019”, sipas informacionit zyrtar të ardhur nga AP, rezulton se deri në muajin dhjetor 2020 janë realizuar plotësisht 4 rekomandime, janë në proces realizimi 6 rekomandime, ndërsa 2 rekomandime nuk janë realizuar”, theksohet në raport.


        
 
Next Post

“E di që s’jeni të kënaqur, as unë”! Videomesazhi i Ramës për qytetarët: Mos harroni ç’kemi hequr në kohë të mallkuara! Ja çfarë kemi realizuar

Tremb edhe i vdekur! Funeral në mesnatë për bosin e "Camorras" Raffaele Cutolo

Meta i çakorduar mendrisht shikon ëndrra, sulmon mediat: Referendumi i 25 prillit do përmbysë këtë klikë! Presidenti nuk frenohet për të bërë detyrën ...e partisë!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In