Siç ishte vendosur, ditën e sotme gjatë seancës së radhës në Kuvendin e Shqipërisë, pritet të zgjidhet Prokurori i ri i Përgjithshëm. Në 14 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dorëzoi renditjen përfundimtare të 3 kandidatëve në garë, Fatjona Memçaj, Arta Marku dhe Olsian Çela.
KLP ka vendosur të parin në listë Olsian Çelën, i pasuar nga Arta Marku dhe e treta Fatjona Memçaj.