Analizimi i simptomave të regjistruara çdo ditë nga rreth 2.5 milionë përdorues të “Covid-19 Symptom Tracker”, një aplikacion në celular për gjurmimin i lançuar në mars 2020 në Britani dhe SHBA, sugjeron se ky instrument mund të ndihmojë për të parandaluar vatrat e mundshme të koronavirusit një javë përpara krahasuar me metodat tradicionale.
Ky është rezultati i një studimi në “Science”, që promovon aplikacionin e zhvilluar nga “Coronavirus Pandemic Epidemiology Consorcium”, një bashkëpunim ndërkombëtar hulumtuesish.
Edhe pse një numër në rritje i mjeteve të hi-tech janë zhvilluar për ndjekjen dixhitale të rasteve Covid-19, ngrihen pyetje në lidhje me dobinë e vërtetë të këtyre aplikacioneve. David Drew nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts dhe Harvard Medical School në Boston dhe ekipi i tij filluan një aplikacion në Mbretërinë e Bashkuar më 24 mars dhe në Shtetet e Bashkuara pesë ditë më vonë, në disa grupe të mëdha epidemiologjike që kishin siguruar më parë të dhëna në lidhje me stilin e jetës, dietën dhe informacionin gjenetik.
Aplikacioni gjurmoi gjithashtu informacione nga profesionistë të kujdesit shëndetësor, përfshirë rreziqet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve mbrojtëse personale. Drew dhe kolegët panë të dhënat e simptomave të pjesëmarrësve që azhurnuan aplikacionin, duke zhvilluar një model parashikimi të peshuar. Kështu që studiuesit ishin në gjendje të parashikonin me sukses dy pikëza në numrin e rasteve të konfirmuara Covid-19 në Uells përpara autoriteteve të Shëndetit Publik. Rezultatet tregojnë se teknologjia celulare është një burim i aftë të sigurojë informacion epidemiologjik në kohë reale dhe për monitorimin e përparimit të një virusi.