Një lajm i mirë vjen nga Athina, ku ambasada shqiptare në Athinë, njofton se nga data 1 nëntor, emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi, do të zgjedhin vetë ditën dhe orën për t’u paraqitur në ambasadë dhe konsullat tona në vend për të marrë shërbimet.
Lajmi bëhet publik prek konsulles Joana Zhonga, e cila sqaron se përfaqësia jonë diplomatike është ndoshta e vetmja përfaqësi e një shteti në botë që punon me dy dhe tre turne, duke i shërbyer deri në 800-1000 emigrantëve në ditë.
Sipas konsullës Zhonga, që prej majit të këtij viti, shërbimet konsullore jepen me orar të zgjatur, pikërisht për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve të akumuluar gjatë afro 2 muajve të mbylljes se shërbimeve konsullore për shkak të pandemisë Covid 19.