• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

LAJM I TRISHTË/ Ndërron jetë profesori dhe mjeku i njohur i QSUT

September 10, 2020
in Aktualitet, Kronike
        
 

Profesori dhe mjeku i njohur, Niko Pecani ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e ka bërë të ditur Universiteti i Mjekësisë përmes një reagimi të gjatë në Facebook, por pa dhënë detaje mbi shkakun e vdekjes.

Emri i Prof.Asc. Niko Pecanit është i lidhur ngushtë me emrin e “ Shërbimit të Sëmundjeve Profesionale e Ambientale” në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” , Tiranë.

Njoftimi i Universitetit të Mjekësisë

Duart e përkujdesjes

Seç ka një mirësi energjike tek duart, pikërisht tek ato të atij që kujdeset për tjetrin, një mirësi të ngjashme me fëmijërinë- do të shprehej Claudio Magris në një nga romanet e tij.

E kjo mirësi energjike e përshkruar nga shkrimtarë të mëdhenj, do të strehohej dhe do të mishërohej tek duart e Prof.Asc. Niko Pecanit.

Gjurmët nuk lihen veçse mbi dëborë apo mbi rërë. Gjurmët lihen edhe në jetë. Gjithkush lë gjurmën e tij, Përmasat e gjurmëve janë të ndryshme. Asnjë gjurmë nuk i ngjan tjetrës.

Në largimin e tij nga jeta Dr. Niko Pecani do të na linte gjurmën e duarve të përkujdesjes, Duar që prekin pacientë, duar që ngushëllojnë, duar që mjekojnë e së fundmi duar që shërojnë

Emri i Prof.Asc. Niko Pecanit është i lidhur ngushtë me emrin e “ Shërbimit të Sëmundjeve Profesionale e Ambientale” në Qendrën Spitalore Universitare “ Nënë Tereza” , Tiranë.

Prof.Asc. Niko Pecani do të emërohej si mjek pranë këtij shërbimi në vitin 1972, ku krahas punës dhe konsultave në spital do të ushtronte profesionin e tij edhe në shumë ndërrmarrje e shtypshkronja të qytetit të Tiranës.

Në tekstin e parë mësimor vetëm për sëmundjet profesionale dhe dhe riaftësimin fizik mjekësor të vitit 1989, mes emrave të dy autorëve të tjerë gjendet edhe emri i Prof.Asc.Niko Pecanit.

Prof.Asc.Niko Pecani, ka dhënë mësimet e para teorike dhe praktike në kursin e parë njëvjeçar të Specializimit Pasuniversitar që u hap në vitin 1978 dhe vazhdoi deri në vitin 1984.

Prof.Asc. Niko Pecani ka marrë pjesë konferenca të ndryshme ndërkombëtare në vende si : Itali, Gjermani, Francë dhe njëkohësisht ka qenë në grupin drejtues të studimeve të nivelit ndërkombëtar të kryera në “Shërbimin e Sëmundjeve Profesionale e Ambientale”. Ndër këto studime përmendim: “ Saturnizimi në Shqipëri” dhe “Studimi i pneumokoniozave në vendin tonë”.

Universiteti i Mjekësisë u shpreh ngushëllime të sinqerta familjarëve.


        
 
Next Post

Monika Kryemadhi mendjemadhësi qesharake! Ti ta kesh për nder që je në emision me mua! I drejtohet Vasilit: Ramë dakord për të tjera pyetje

Ndërkombëtarët sytë te BKH: Soreca kërkon arrestime të bujshme për negociatat Kim thirrje më të mirëve të aplikojnë për hetues

Metës i hiqen duart edhe nga Kolegji Zgjedhor, anëtarët e rinj do të betohen para KLGJ, PD-PS e nxjerrin jashtë loje me paktin e 5 qershorit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In