Tre ditë pas grabitjes së bujshme në Rinas, është ndaluar në Elbasan një person që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen. Personi i ndaluar sipas burimeve policore është me inicialet A.H.
Grupi që bëri grabitjen në Rinas, për pak minuta arriti rë marrë 6 milion e 475 mijë euro. Të mirinformuar se në atë orar 3 banka të nivelit të dytë do të transportonin një sasi të konsiderueshme valute drejt Austrisë, të a.rmatosur me a.rmë tip kallashnikov dhe të veshur me kostume kamuflazh, grabitësit kanë vënë në jetë planin e grabitjes.
Fillimisht kanë prerë derën në pjesën veriore të aeroportit, e cila shërben për hyrjen e zjarrfikësve. Me një furgon të bardhë me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” i janë afruar avionit.
Gabitësit kanë hyrë me shpejtësi deri në brendësi të pistës e më pas kanë hipur tek hangari i avionit dhe kanë marrë thasët me para duke u larguar me shumën e madhe.
Gjatë largimit ka patur shkëmbim zjarri mes Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe grabitësve. Njëri prej 4 grabitësve ka mbetur i v.rarë, Admir Murataj.