• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Metro

Lamtumirë Dolly Parton, legjenda e muzikës country ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare! Trump njofton 7 ditë zie në SHBA në nder të artistes

26/08/2026
in Metro
        
 

Dolly Parton, një nga emrat më të mëdhenj të muzikës country, ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e konfirmoi familja e saj përmes një videoje të publikuar në Instagram. Presidenti amerikan Donald Trump tha se në SHBA do të mbahen 7 ditë zie në nder të artistes.

E lindur më 19 janar 1946 në Sevierville të Tennessee-t, Parton u rrit në një familje me 12 fëmijë dhe në kushte të vështira ekonomike. Ajo u shpërngul në Nashville menjëherë pas përfundimit të shkollës së mesme, ku nisi rrugëtimin që e shndërroi në një prej artisteve më të suksesshme të muzikës country.

Karriera e saj mori hov në vitin 1967, kur iu bashkua emisionit televiziv të këngëtarit Porter Wagoner. Po atë vit publikoi albumin e parë solo, ndërsa më pas realizoi dhjetëra albume të tjera. Albumi “Rockstar”, i publikuar në vitin 2023, u rendit në vendin e tretë të klasifikimit Billboard 200 dhe u bë albumi i saj solo me suksesin më të madh në klasifikime.

Parton ishte artistja e parë që arriti dy herë në vendin e parë të klasifikimeve country me të njëjtën këngë, “I Will Always Love You”, fillimisht në vitin 1974 dhe më pas në 1982. Kënga u bë edhe një hit botëror në interpretimin e Whitney Houston në vitin 1992.

Gjatë karrierës së saj fitoi dhjetëra çmime, mes tyre Grammy, Country Music Association Awards, Academy of Country Music Awards dhe American Music Awards. Ajo u përfshi në Country Music Hall of Fame në vitin 1999, mori yllin në Hollywood Walk of Fame, u nderua nga Biblioteka e Kongresit të SHBA-së me çmimin Living Legend dhe u dekorua me National Medal of Arts, vlerësimi më i lartë amerikan në fushën e artit.

Përtej muzikës, Dolly Parton u bë e njohur edhe për aktivitetin e saj filantropik. Ajo themeloi programin Imagination Library, që u dhuron libra falas fëmijëve, si dhe investoi në zhvillimin e zonës ku u rrit përmes parkut tematik Dollywood.

Bashkëshorti i saj, Carl Dean, me të cilin ishte martuar që nga viti 1966, ndërroi jetë në mars të vitit 2025. Në atë kohë, Parton e përshkroi lidhjen e tyre si një dashuri që zgjati më shumë se 60 vjet.


        
 
Next Post

U riatdhesua nga Siria, kush është Myrvete Dibra! Prej vitesh me vajzat në kamp, ish-bashkëshorti nga Ulqini akuzohej si pjesëtar i ISIS

Nuk duan t'i a dijnë as nga vapa as nga shiu, janë rracë e fortë ...rracë Saliu, por Berishën pa dashje e çuan në "arrest" SHQUP-i

Pa asnjë dyshim, Vettingu ishte dhe mbetet dhunë kundër shtetformimit

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved