• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Largohet ish deputeti i PS, qeveria hap garën për kreun e (AMF) Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

January 13, 2020
in Aktualitet, Kryesore
        
 

Qeveria ka hapur garën për Drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare pas mbarimit të mandatit të Ervin Koçit. Ish deputeti i PS, Ervin Koçi, zëvendësoi në këtë detyrë Enkeleda Shehun, pasi kjo e fundit u shkarkua nga parlamenti.

Të interesuarit kanë afat deri më 24 janar 2020 të paraqesin dokumentet pranë Kryeministrisë. Drejtori i AMF është njëkohësisht edhe anëtar i bordit të këtij autoriteti. AMF-ja mbikëqyr tregun financiar në vend, kompanitë e sigurimeve, fondet e pensioneve private etj.

NJOFTIMI I PLOTE NGA KRYEMINISTRIA

Mbështetur në nenin 6, të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave shpall njoftimin për fillimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatit për anëtar të Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, që do të mbajë funksionin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, pas emërimit nga Kuvendi.

Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

1. Të jetë shtetas shqiptar;

2. Të ketë përfunduar studimet universitare në një nga këto fusha: ekonomi, juridik ose të lidhur me shkencën e aktuarëve;

3. Të ketë përvojë profesionale të paktën 7-vjeçare, nga e cila, të paktën, 5 vjet në njërën nga këto fusha ose në disa prej tyre të marra së bashku:

a) financë-kontabilitet;

b) administrim i shoqërive tregtare;

c) këshillim ligjor i shoqërive tregtare;

ç) hartim legjislacioni;

d) shkencë e aktuarëve;

dh) sigurime shoqërore dhe pensione.

4. Të gëzojë integritet moral dhe profesional;

5. Të jetë i paangazhuar në funksione drejtuese partiake;

6. Të mos jetë i dënuar penalisht, me vendim gjykate të formës së prerë;

7. Të mos jetë në rrethana të konfliktit të interesit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Përbën avantazh për kandidatin përmbushja edhe e kritereve të tjera plotësuese, si:

1. Studime të thelluara në fushën e financave, të administrimit të biznesit dhe drejtësisë (master ose doktoraturë);

2. Përvojë pune në fushën e sigurimeve /fondeve të pensioneve /fondeve të investimeve/bankave;

3. Përvojë drejtimi në nivele të larta;

4. Aftësi të shkëlqyera të komunikimit në të folur dhe në të shkruar të gjuhës shqipe dhe gjuhës angleze.

Nuk mund të jetë anëtar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare personi, i cili:

1. në tri vitet e fundit ka qenë ortak, aksionar apo anëtar i organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura;

2. ka lidhje familjare me ndonjë subjekt që është ortak, aksionar apo anëtar i organeve drejtuese të subjekteve të mbikëqyrura;

3. në tri vitet e fundit ka qenë punonjës me kohë të pjesshme apo të plotë në subjektet e mbikëqyrura.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:

1. Kërkesë për aplikim;

2. Kopje të letërnjoftimit;

3. Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;

4. Dokumente të diplomimit (të noterizuara);

5. Dokument që të provojë vjetërsinë në një nga fushat e kërkuara (vërtetim nga institucioni/shoqëria tregtare);

6. Formular të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, në përputhje me ligjin nr.138/2015, të ndryshuar (të plotësuar e të firmosur);

7. Formular të aplikimit për informim, për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë” (të plotësuar e të firmosur);

8. Vetëdeklarim se interesat private janë në përputhje me kërkesat dhe dispozitat ligjore për konfliktin e interesave;

9. Vetëdeklarim se nuk është i angazhuar në funksione drejtuese partiake;

10. Dokumente të tjera në funksion të përmbushjes së kritereve të tjera plotësuese.

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale sipas legjislacionit në fuqi).

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 24 janar 2020.

Adresa: Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.1, 1000

Tiranë, Shqipëri

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Tel.: 00355 4 22 77 401

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit për aplikim.


        
 
Next Post

Deputetja e opozitës së re në zi, humb njeriun e saj të shtrenjtë: Do më mungosh gjithë jetën! (DEDIKIMI PREKËS)

"Shpresat këtë fillim viti vijnë nga Franca", DW nxjerr prapaskenat dhe zbulon si do të veprohet për hapjen e negociatave për Shqipërinë

A do të takohet me Bashën dhe Kryemadhin komisioneri i BE për Zgjerimin? Zbardhet axhenda e vizitës në Tiranë

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In