• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, August 18, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Lazio tërbon Napolin, e mposht 0-1 dhe ‘i jep’ Atalantës kreun e Serie A! Alen Sherri mes shtyllave, Ismajli shkëlqen në fitoren e Empolit

December 9, 2024
in Sport

Futbolli elitar italian vijoi këtë të diel me ndeshjet e radhës për raundin e 15-të. Te tri pikët doli Fiorentina dhe Empoli, me Alen Sherrin dhe Ardian Ismajlin që luajtën minutat e plota. Ndërkohë që Lazio fitoi 0-1 në udhëtim me Napolin, duke ‘tërbuar’ djemtë e Contes dhe duke i lënë në vendin e dytë të renditjes. Atalanta kryeson kampionatin.

Lazio është kthyer në makthin e Napolit. Pasi disa ditë më parë i eliminoi nga Kupa e Italisë, këtë të diel Lazio fitoi 0-1 në Napoli për kampionat, duke bërë që skuadra e Contes mos jetë më në krye të Serie A, pozicion që mbahet nga Atalanta. Në “Diego Maradona” mjaftoi goli i Isaksen në minutën e 79-të për të ulur në gjunjë vendasit, ndërkohë që Lazio merr vendin e pestë me 31 pikë, duke lënë pas Juventusin.

Në “Artemio Franchi” të Firenzes, vendasit e Fiorentinës fituan 1-0 kundër Cagliarit. Goli i Danilo Cataldit në minutën e 24 vendosi tri pikët për ‘Violat’, që këtë sezon janë një surprizë e bukur në Serie A. Për sardët nga minuta e parë në portë luajti Alen Sherri, me shkodranin që ka fituar vendin mes shtyllave dhe u vlerësua me notën 6,4. Fiorentina me këtë tri pikësh ngjitet në vendin e katërt me 31 pikë. Cagliari me 14 pikë mbetet në vendin e 15-të.

Në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi” vendasit e Veronës u thyen keq 1-4 nga Empoli i Ardian Ismajlit. Mbrojtësi i Kombëtares luajti për të disatën herë me shiritin e kapitenit në krah, duke qenë mes më të mirëve në fushë. Sebastiano Esposito me dopietë, Cacace dhe Colombo shënuan për miqtë, teksa përkohësisht shkurtoi Tengstedt.

Serie A, raundi 15-të:

E diel, 08 dhjetor 2024

12:30 Fiorentina 1-0 Cagliari

15:00 Verona 1-4 Empoli

18:00 Venezia 2-2 Como

20:45 Napoli 0-1 Lazio

Next Post

Histori 'e çmendur' në Itali, tre vëllezër shënojnë gola në një ditë me ekipe të ndryshme

VIDEO/ Dyfish më të larta çmimet në Shqipëri sesa Itali por... për konserva! Blogerat italianë tregojnë sa shpenzuan për të njëjtat produkte në të dy shtetet, këtu paguan 7 euro më shumë

Bashar al-Assad largohet në Moskë dhe merr azil politik me familjen! Kryengritësit zotërojnë Damaskun! Biden: Mundësi historike! BE: Fundi i diktaturës

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved