Nikoll Lesi thotë se Ilir Meta ka paralajmëruar që do e tërheqë zvarrë Edi Ramën. Ai ka hapur edhe një sondazh për lexuesit e vet, nëse Meta do e mbajë premtimin, apo jo.
“Presidenti Ilir Meta ishte shumë i vendosur, por edhe i ashpër në emisionin e Sonila Meços në raport me kryeministrin Rama.
Meta tha se kryeministri pasi shkatërroi konsensusin politik, pasi mori gjithë pushtetet, pasi uzurpoi mediat dhe ndan pushtetin e paratë me oligarkët, pasi u vertetua se bashkëpunon me bandat k.riminale, nëse ai (Edi Rama) guxon të vjedhë apo manipuloi zgjedhjet e 25 prillit, Ilir Meta la të kuptohet se kryeministri do të tërhiqet zvarrë nga populli.
Bile presidenti shtoi se me 25 prill do jenë votimet me përqindjen më të madhe në historinë e Shqipërisë pas vitit 1990. Dhe se populli do ta rrëzojë Edi Ramën, me votë masive.
Ilir Meta paralajmëroi Edi Ramën se do të tërhiqet zvarrë nga populli nëse prek zgjedhjet me 25 prill. Mendoni se e mban premtimin Meta?”, pyet Nikoll Lesi.