• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, July 6, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Liga e Kombeve/ Franca mposht 1-3 Italinë dhe i ‘rrëmben’ vendin e parë, Belgjika zhgënjim total! Anglia e para e grupit, Greqia e pëson nga golavarazhi

January 22, 2025
in Sport
        
 

Liga e Kombeve ka zhvilluar disa nga ndeshjet e fundit në Ligat A, B dhe C. Në ‘San Siro’, Franca mposhti Italinë vendase me rezultatin 1-3 duke i “rrëmbyer” vendin e parë kombëtares së Spallettit falë golavarazhit më të mirë.

Francezët kaluan në epërsi që në minutën e dytë të takimit, kur Adrien Rabiot shënoi me kokë për 0-1 pas asistimit të Lucas Digne. Miqtë gjetën edhe golin e dytë ku sërish ishte protagonist Digne. Mbrojtësi francez në minutën e 33-të nga goditja e dënimit detyroi portierin Vicario ta dërgojë topin në rrjetën e portës së tij për golin e dytë.

Pas këtij goli erdhi reagimi i italianëve të cilët u rikthyen në lojë falë një goli nga Andrea Cambiasso në minutën e 35-të, pas asistimit të Federico Dimarcos. Megjithatë ‘Gjelat’ në pjesën e dytë gjetën edhe golin e tretë ku sërish autor i saj ishte Adrien Rabiot (65’) i cili me kokë edhe një herë gjeti rrjetën për rezultatin përfundimtar 1-3.

Në ndeshjen tjetër të grupit ishte një eksperiencë totalisht zhgënjyese për belgët, të cilët e mbyllin grupin në vendin e tretë me vetëm 4 pikë në 6 ndeshje. Belgjika pësoi humbje 0-1 nga Izraeli në minutat e fundit të takimit. Ishte Yarden Shua ai i cili në minutën e 86-të realizoi duke i dhënë pikët e plota izraelitëve.

Plot 3 humbje radhazi regjistroi kombëtarja e Tedescos që grumbulloi pikë sa Izraeli, duke rrezikuar edhe vendin e fundit.

Franca tashmë numëron 13 pikë dhe kryeson grupin si lidere po aq sa ka edhe Italia në pozitën e dytë, por francezët për shkak të golavarazhit më të mirë qëndrojnë më lartë.

Ndërkohë Anglia dhe Norvegjia kanë siguruar ngjitjen direkt në Ligën A në Ligën e Kombeve falë sukseseve të ngjashme 5-0 në ndeshjet përkatëse në grupet e tyre.

Anglezët mposhtën Irlandën në derbin britanik, me një pjesë të dytë ku ishin të pandalshëm para portës, edhe pse goli i parë erdhi vetëm pas një penalltie dhe një kartoni të kuq për irlandezët që ishin mbrojtur me shumë forca. Pavarësisht suksesit 2-0 të Greqisë në Finlandë, duke e mbyllur me të njëjtën kuotë pikësh si anglezët, golavarazhi në ndeshjet direkte i britanikëve bëri diferencën për vendin e parë.

Erling Haland ndërkohë ishte protagonisti i fitores së thellë 5-0 të Norvegjisë ndaj Kazakistanit duke tundur tre herë rrjetën në këtë duel. Por për të festuar ngjitjen direkte në Ligën A, norvegjezëve iu desh të prisnin nderin që u bëri Sllovenia, e cila ndali në barazim 1-1 Austrinë dhe lejoi kapërcimin në renditje të nordikëve pikërisht në sfidën e fundit në grup.

Rezultatet dhe renditja

E diel, 17 nëntor 2024

Liga A

Izrael 1-0 Belgjikë

Itali 1-3 Francë

Liga B

Austri 1-1 Slloveni

Angli 5-0 Irlandë

Finlandë 0-2 Greqi

Norvegji 5-0 Kazakistan

Liga C

Letoni 1-2 Armeni

Maqedonia e Veriut 1-0 Ishujt Faroe


        
 
Next Post

Nga fusha e sportit në fushën e gabimeve: Pse Kosova nuk mund të ndërtojë kombëtare me lojëra tavoline

VIDEO/ Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK me të bijën: Erdha të lexoj fashikujt

Skandali i Albin Kurit: Gjuha shqipe, s’është gjuhë zyrtare në Maqedoni dhe nuk ka qenë asnjëherë! BDI i tregon kushtetutën dhe e paralajmëron bashkëpuntorin e antishqiptarëve të Gruevskit

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In