zonguldak escort
1xbet betist supertotobet
1xbetm.info hipas.info wiibet.com mariobet giriş restbetcdn.com
bedavabonus.com
izmir escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
canlı bahis siteleri
Esenyurt escort

Ligji më vrastar i ndodhur në historin botërore. Parlamenti i 1991-shit: Pronat, Ligji 7501 u kalua pa votimin final


“Omonia” – Pesë deputetë

Partia Socialiste – 170 deputetë

Partia Demokratike – 75 deputetë

8 ditë – Periudha e diskutimeve të Ligjit të famshëm 7501 zgjati 8 ditë diskutime dhe debate në seancën e Parlamentit, e cila nisi më 11 korrik dhe mbaroi më 19 korrik

350 diskutime – Vetëm në tri ditët e para pati mbi 350 fjalime dhe ndërhyrje të shkurta në Parlament gjatë diskutimit të projektligjit të debatueshëm

Qeveria e Stabilitetit – Qeveria e Stabilitetit kishte në përbërje emra të propozuar nga Partia e Punës dhe Partia Demokratike. Kryeministër i saj ishte Ylli Bufi

Kastriot Islami – Parlamenti i asaj kohe drejtohej nga Kastriot Islami. Ai u zgjodh deputet nga lista e Partisë së Punës dhe Frontit Demokratik

Aleksandër Meksi – I zgjedhur nga PD, Meksi u caktua në postin e zëvendëskryetarit të Parlamentit. Meksi mbajti peshën kryesore të kalimit të Ligjit 7501[/callout]

Dossier/Si ndryshoi teksti i draftit, Azem Hajdari i kërkon PD-së të tërhiqet. Gjithçka ndodhi në 8 ditët e diskutimit

Procesverbali i 11-19 korrikut 1991. Ligji “Për Tokën” shqyrtohet dhe miratohet në kaos

Dy muaj pasi ishte krijuar qeveria e stabilitetit, e drejtuar nga Kryeministri Ylli Bufi, në korrik të ’91, në Parlament paraqitej projektligji që do të përcaktonte themelin e pronës bujqësore në Shqipërinë e sapodalë nga periudha e egër e komunizmit. Sot, pas 23 vitesh, ai është një nga ligjet bazike të Republikës dhe megjithatë më i kontestuari. Është më i mbrojturi politikisht dhe realisht më i pazbatuari. Por përveç kësaj, Ligji 7501 “Për tokën bujqësore”, është miratuar nga Kuvendi më 19 korrik të vitit 1991 pa respektuar në mënyrë rigoroze procedurat parlamentare, me të cilat duhet kaluar, shqyrtuar dhe miratuar çdo draft ligjor. Edhe pse 23 vjet me vonesë, kjo mund të vihet re shumë mirë në procesverbalin e seancave plenare maratonë të korrikut të vitit 1991, të cilat janë drejtuar nga Aleksandër Meksi, në atë kohë nënkryetar i Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e para të lira, ato të 31 marsit të 1991-shit.

Sipas procesverbalit zyrtar të seancës plenare, i cili është i vetmi dokument autentik arkivor, Ligji 7501 është shqyrtuar, diskutuar dhe miratuar kuturu, duke u votuar në mënyrë “fshatçe” pa përcaktuar apo shënuar numrin e votave që ka marrë në fillim në parim, më pas të 27 neneve e Ligjit 7501, ndërkohë që ajo që është më e rëndësishme dhe që përbën faktin më skandaloz, ligji që ndau tokat e shqiptarëve nuk është votuar në tërësi, çka përbën një shkelje të rëndë ligjore dhe kushtetuese. Sipas praktikës parlamentare, Rregullores së Kuvendit të asaj kohe, drafti në seancë votohet në parim, nen për nen dhe më pas në tërësi. Shkelja e rëndë faktohet në procesverbalin zyrtar të seancës plenare të miratuar të datave nga 11-19 korrik, të cilin “Shqip” e disponon të plotë. Në të nuk ka asnjë rresht apo shifër për votat që Ligji 7501 mori në tërësi.Konkretisht, diskutimi i ligjit për tokën ka nisur më datën 9 korrik, por në arkivin e Kuvendit mungojnë dy ditë nga procesverbali, përkatësisht datat 9 dhe 10, çka në fakt thellon skandalin për këtë ligj të rëndësishëm, pasi nuk është i plotë dokumenti autentik zyrtar që vërteton atë që ndodhi në diskutimin, shqyrtimin dhe miratimin e Ligjit 7501. Në 311 faqe material arkivor, jepen etapat e diskutimit maratonë të draftit të 7501-shit, paraqitur nga qeveria e “Stabilitetit”, e drejtuar nga Ylli Bufi, e mbajtur në këmbë falë një koalicioni të madh ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Qeveria paraqiti një variant në Kuvend për ndarjen e tokës në përdorim, i cili më pas ndryshon gjatë diskutimeve pas kundërshtimit të fortë të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Socialistët, në të gjitha ditët e diskutimit u shprehën kundër dhënies në pronësi pa u bërë reforma fondamentale e tokës e në veçanti miratimi i Kushtetutës, i cili duhet të përcaktojë në mënyrë restriktive qëndrimin mbi tokën bujqësore dhe pronën private në veçanti. Por në dy ditët e fundit, me ndërhyrjen e Kryeministrit Bufi dhe kreut të PS-së, Fatos Nano, teksti ndryshon dhe në mënyrë të rrufeshme termi “përdorim” kthehet në “pronësi”, pa u konsultuar paraprakisht. Çështja shkakton paqartësi te  deputetët socialistë, të cilët në fund vihen të votojnë në mënyrë kaotike pa e ditur se si dhe pse. Dhe ç’është më e rëndësishmja, edhe procedura degradoi duke vënë në dyshim legjitimitetin e këtij ligji, i cili edhe pse i hyrë në fuqi që prej 23 vjetësh, ende nuk është zbatuar në të gjithë territorin, ndërkohë që aty ku është zbatuar është bërë “fshatçe” ashtu siç dhe u miratua, pa një praktikë të saktë ligjore dhe procedurë standarde.

“Toka në përdorim”

Ditët e nxehta të korrikut shoqëroheshin me debatet të zjarrta të deputetëve të të dyja kaheve dhe dukeshin se paralajmëronin katastrofën me pronën që pas rrëzimit të sistemit të sistemit komunist, kishte mbetur “jetim”. Ajo çfarë do të ndodhte pas 23 vitesh, kaosi dhe amullia me pronat jepet si një pasqyrë në debatin 8-ditor të korrikut. Vetëm në shqyrtimin në parim dhe për nenin 2 dhe 8 pati mbi 350 diskutime të deputetëve. Në një kohë që Kuvendi gjithsej kishte 250 parlamentarë. Sipas procesverbalit zyrtar, drafti që qeveria solli në Kuvend parashikonte ndarjen e tokës në përdorim, për të bërë më vonë një ligj që do të rregullonte çështjen e pronës. Neni 2 i këtij drafti theksonte në mënyrë të qartë që “toka është pronë shtetërore dhe u jepet në përdorim personave fizikë dhe juridikë”. Deputetët e Partisë Socialiste e mbështetën fuqishëm këtë draft, duke u ndalur në dy pika kryesore: dhënia në përdorim dhe ndalimi i shitblerjes deri në zgjidhjen përfundimtare, të cilën disa e imagjinonin pas 10 vitesh disa më herët.

Bie në sy që shumë nga grupi parlamentar i madh socialist që dominohej nga drejtues bujqësorë lokalë apo specialistë agronomë e zooteknikë të kooperativave apo Ndërmarrjeve Bujqësore (NB-ve) që po jepnin shpirt apo po grabiteshin në atë verë të 1991-shit, argumentonin një ndarje toke për fshatarët dhe një administrim publik të kullotave, pyjeve dhe ujërave.

Ndërsa një numër i konsiderueshëm i deputetëve të Partisë Demokratike ishte për dhënien në pronësi të tokës, dy nga njerëzit më të rëndësishëm të saj, apo deputetët më me emër, kryetari i parë i komisionit nismëtar, Azem Hajdari, dhe arkitekti dhe poeti, Petraq Kolevica, kanë mbajtur diskutime jashtë rrymës, duke dhënë alarmin për shkatërrimin e territorit, alarme që në fakt u vërtetuan se ishin “profetike”.

Kështu, Kolevica me një fjalim të shkurtër apeloi që qeveria urgjentisht të ndalonte ndërtimet në bregdet për të parandaluar “masakrën” urbane që pasoi vitet.

Ndërsa, Azem Hajdari, në fjalimin e gjatë të përgatitur me kujdes i kërkoi Partisë Demokratike që të mos marrë pjesë në votimin e ligjit të ri për tokën dhe të mbajë një qëndrim pas kongresit të parë të saj që ishte i parashikuar në gusht, në të cilin duhej të vendosej një normë programore edhe për tokën. “Ne nuk duhet të ngutemi për këtë problem, sepse ky është dhe ligji që zgjidh problemin themelor të qenies pronar i tokës dhe i mjeteve të prodhimit në dispozicion të përpunimit të saj. Është detyra kryesore e ne të gjithëve që përfaqësojmë mendimin e popullit dhe jemi përfaqësuesit legjitimë të tij për këtë periudhë tranzitore, që ta shikojmë me shumë kujdes këtë projektligj, që ka të bëjë me vendosjen e qetësisë e të stabilitetit, që ka të bëjë me vendosjen e ligjshmërisë e të përmirësimit të të gjithë jetës, me qëllim që Shqipëria të futet e nderuar, ashtu siç i takon, në Europën e qytetëruar”, thekson Hajdari në fjalën e tij. Themeluesi i PD-së dhe kreu i komisionit nismëtar të saj, i drejtohet Berishës dhe drejtuesve të partisë së tij: “I propozoj Partisë Demokratike, e cila është në fazën e marrjes formë të një kongresi të saj, pa tërhequr mendimet nga seksionet, pa tërhequr të gjitha ato projekte dhe pa bërë një projekt të qartë, mbi zhvillimet në perspektivë të bujqësisë shqiptare, të tërhiqet deri mbas kongresit dhe të mos marrë pjesë në votim, ku do të kihet parasysh ruajtja e pronës shtetërore mbi tokën. Gjithashtu, u propozoj deputetëve, duke njohur tri specifikat e familjeve fshatare, fshatari që dha shumë tokë dhe u prek nga reforma, fshatari që mori dhe fshatari i mesëm, i  respektuan këto raporte dhe raporti pakicë-shumicë të ketë parasysh kompensimin dinjitoz të pakicës, jo sot, kur shteti është bosh, si rezultat i manovrave politike, por nesër ose pasnesër, kur Shqipëria të ketë një ringritje të ekonomisë dhe, më vonë, nëpërmjet faljes së kredive, të cilat do të stimulohen nga bankat e specializuara që do të ngrihen në fshat ose nëpërmjet dhënies së parave, pas një rritjeje të ekonomisë dhe raporti pakicë-shumicë të zgjidhet në shërbim të çështjes së madhe”.

Ndërkohë që zhvilloheshin seancat maratonë të diskutimeve pro dhe kundër dhënies së tokës në pronësi, negociatorët vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e një konsensusi, edhe pse të vështirë. Në një nga seancat e diskutimeve, më datën 11 korrik, e merr fjalën Kryeministri i qeverisë së koalicionit PS-PD, Ylli Bufi, i cili propozon një formulim që shpreson të kënaqë palët. “Konkretisht, unë propozoj që një formulim i mundshëm do të ishte ky: ‘Në Republikën e Shqipërisë shteti t’u ndante tokën personave fizikë dhe juridikë’ dhe ligji të ngarkonte Këshillin e Ministrave që në kuadrin e reformës ekonomike të përgatiste një ligj për tokën. Do të isha i mendimit që një formulim  i tillë të diskutohet në grupet parlamentare dhe të gjendej një formulim i saktë rreth kësaj çështjeje themelore, për të cilën po diskutohet në disa seanca”. Por edhe të nesërmen vazhdon avazi i diskutimeve me dy qëndrime, PS për dhënien në përdorim, PD për dhënien në pronësi. Kryetari i Kuvendit i asaj kohe, Kastriot Islami, mbyll seancën e 12 korrikut dhe fton të hënën krerët e komisioneve dhe të grupeve parlamentare që të takohen në 07.30 të mëngjesit të 15 korrikut. Ndërsa seanca do të hapet në orën 18.00 të pasdites. Të hënën, kryeparlamentari Islami hap seancën duke iu drejtuar deputetëve: “Kryesia e Kuvendit Popullor, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare, ranë dakord që pas diskutimeve të shumta lidhur me projektligjin “Për tokën” të fillojnë nesër në orën 9.00 miratimin në parim, nen për nen dhe në tërësi të këtij ligji. Të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në këtë votim, meqenëse votimi do të bëhet nominal”.

Votimi

Edhe pse Islami shpalli të martën e 15 korrikut si datë seance, sipas procesverbalit, ajo nuk u zhvillua, pra nuk pa pasur Kuvend. Puna ka rifilluar të mërkurën, 17 korrik 1991 nën drejtimin e nënkryetarit, Aleksandër Meksi. Ai nis votimin e Ligjit 7501 “Për Tokën”, në fillim në parim. “Projektligji ‘Për tokën’ na është paraqitur i pari nga qeveria, për të cilin kemi dhe vërejtjet e komisionit. Përpara se të fillojë votimi, i cili në parim dhe për ndonjë nen të rëndësishëm dhe në tërësi do të bëhet nominal, dua të theksoj se në qoftë se grupet parlamentare kanë ndonjë gjë për të thënë, të bëhet zgjatja minimale e kohës. Ju lutem, të tria grupet”, thekson Meksi. Propozimet në sallë për ndarjen e tokës ishin: PD, ndarja e tokës sipas frymëve për personat fizikë që jetojnë në fshat, duke e privatizuar; PS toka pronë shtetërore t’u jepet në përdorim personave fizikë dhe juridikë që janë në fshat. I pari fjalën e merr kreu i PD-së, Sali Berisha, i cili kërkon që drafti i qeverisë “Bufi” të mos ketë precedencë në votim. Meksi e përkrah, e në fakt këtu qëndron gjithë kyçi i këtij votimi. Pasi drafti i komisioneve flet për privatizimin e tokës, ndërsa ai i qeverisë, për ndarjen në përdorim. Nis orientimi i votës…Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Neritan Ceka, thekson qëndrimin politik për të mbështetur variantin e Komisionit Parlamentar të Bujqësisë që e jep tokën në pronësi.

Këtë qëndrim e mbështet edhe grupi parlamentar i OMONIA-s(deputetëve të zgjedhur nga radhët e minoritetit grek), të cilët janë kundër variantit toka-pronë e shtetit, por kërkojnë të ndahet për frymë.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Ismail Lleshi, bën thirrje për  të miratuar variantin e paraqitur nga qeveria. “Ideja themelore që paraqit qeveria për të ruajtur pronën shtetërore dhe për ta dhënë në përdorim momenti i dytë; njohja e së drejtës së fshatarit për të marrë në përdorim një tokë, për të qëndruar ekonomi individuale ose dhe për t’u organizuar. Aspekti i parë i pronësisë, për mendimin tim është gjykuar drejt nga qeveria, që të ruhet si pronësi shtetërore”, theksoi Lleshi në emër të grupit të PS-së. Pas këtij diskutimi, rinis sërish maratona e fjalimeve dhe e polemikave politike. Rexhep Uka, deputet i PD-së kërkon tërheqjen e draftit nga ana e qeverisë. Kryeministri Bufi kundërpërgjigjet duke kërkuar votimin e draftit. Pas një ndërprerjeje, Meksi nis seancën dhe thotë: “Rifillojmë seancën. Kryesia, qeveria që paraqet projektligjin ‘Për tokën’ dhe kryesitë e grupeve parlamentare janë të mendimit të fillojmë me votimin e nenit 2, që është në të njëjtën kohë votimi në parim”. Pra votohet neni 2 dhe jo 1, ndërkohë që nuk ishte kryer sipas procedurës votimi në parim i projektligjit 7501. Katër variantet e nenit 2 që ishte më i kontestueshmi dhe thelbësori ishin këta:

“Varianti i parë është propozimi i komisionit: ‘Toka është pronë e shtetit, personave juridikë dhe fizikë’. Varianti i dytë është propozimi i sotëm i qeverisë: ‘Shteti u jep tokën personave fizikë e juridikë. Këta gëzojnë të drejtën e pronësisë dhe të gjitha të drejtat që përmbahen në këtë në ligj. Ndalohet shitja dhe blerja e tokës’. Varianti i tretë, i sjellë në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, nga Lutfi Dautllari është: ‘Shteti u jep tokën të gjithë personave fizikë dhe juridikë. Këta gëzojnë të gjitha të drejtat mbi tokën, të cilat përmbahen në këtë ligj ndalohet shitja dhe blerja e tokës’. Varianti i katërt është varianti i tekstit bazë të projektligjit: ‘Toka në Republikën e Shqipërisë është pasuri shtetërore. Ajo u jepet për përdorim personave juridikë dhe atyre fizikë. Ndalohet shitja dhe blerja e tokës”. Meksi më pas shpall votimin nominal për nenin, por sërish nisin diskutimet… I pari sipas rendit alfabetik voton Abdi Baleta, i cili siç është shënuar në procesverbalin e seancës theksoi në deklarimin e votës: “Nuk kam votuar plotësisht se u shtuan dhe fjalë të tjera: “shitja dhe blerja e tokës”. A është pjesë përbërëse apo s’është?

Aleksandër Meksi – Po.

Abdi Baleta – “Në qoftë se është pjesë përbërëse, unë do të them këtë: votoj me kusht që shitja dhe blerja e tokës të ndalohet përkohësisht. Jam kundër shitjes dhe blerjes së tokës përgjithnjë”

Meksi thërret deputetin e radhës, Pavllo Bojaxhiun për të votuar. Këtu seanca sërish humbet fillin dhe rinisin diskutimet. Votimi rinis sërish. Deputeti Abdi Baleta, jurist me profesion, proteston: “Për çfarë votohet, s’e kuptoj! Unë votova një herë; tri herë do të votoj sot”? Seanca sërish futet në kaos. Në procesverbalin zyrtar të seancës plenare është shkruar kështu kronika: “Aleksandër Meksi: Unë lexova tani në fund, kjo është radha. (Fillon përsëri votimin nominal). Abdi Baleta për variantin e deputetit Lutfi Dautllari.

Abdi Baleta – Për atë e kam shumë thjesht, votoj kundër, prit të ngre dhe letrën.

Aleksandër Meksi – Pavllo Bojaxhiu. Ju lutem dhe me zë.

Përparim  Ruzi.

Gëzim Gurazi.

Kristaq Odriçani.

Fatos Zotkaj.

(Vazhdon votimi nominal, ndërkohë, dëgjohen dhe zëra nga salla)

A ka mundësi të rrini urtë? Kush flet, të thotë emrin që ta nxjerrim jashtë (Ndërkohë votimi ndërpritet). Ju lutem edhe një herë, me zë dhe me karton. Mundësisht të mos flasin të tjerët.(Fillon edhe njëherë votimin nga e para) Në këtë situatë, kryetari i grupit parlamentar i  Partisë Demokratike, Neritan Ceka, proteston: “Nuk marr pjesë në votim. Aleksandër Meksi – Abstenoni?

Neritan Ceka – Jo, e quaj të pavlefshëm këtë votim. Këtu nuk bëhet komedi me popullin”. Në procesverbal jepet e dhëna për votimin në parim të Ligjit 7501: “Aleksandër Meksi – (lexon deri në fund listën e deputetëve. Dëgjohen diskutime nga deputetët). Ju lutem, jemi në procesin e votimit. Kanë mbaruar diskutimet për këtë problem.

Rezultati: 106 vota pro, 52 kundër, 19 abstenime. Ky votim ishte i nenit 2 dhe njëkohësisht, ishte dhe për miratimin në parim të ligjit sipas këtij parimi bazë. Kalon ligji në parim. Pranohet, gjithashtu, edhe neni 2, sipas propozimit të Lutfi Dautllarit. Do të kalojmë te neni 1, nenin 2 e votuam, do të kalojmë te neni 3”. Pra është votuar në parim, si dhe për nenin 2 së bashku e më pas kalohet te neni 1 i ligjit “Për Tokën”.

Por ky votim, kontestohet hapur nga opozita, edhe pse ka përfunduar si procedurë. Kreu i PD-së, Sali Berisha, thekson: “Zoti Kryetar, kam një pyetje: Do të ketë votim për variantet e tjera të nenit 2, apo jo? I lutem Kryesisë të më sqarojë, se jam i paqartë. A do të ketë votim përsëri, apo do të mbetet në fuqi varianti famëkeq që u votua përpara”. Pra kërkohet rivotim, pasi Kuvendi ka kaluar variantin e dhënies në përdorim.

Kryetari i seancës, Aleksandër Meksi, deklaron: “Më kërkuat të zbatoj procedurat, mos më vini në pozitë të vështirë, ju lutem”. Në këtë situatë kaosi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Neritan Ceka, kërkon pushim për konsultim dhe nga ana tjetër u bën presion “skifterëve” të grupit të PS-së që ishin për variantin e parë. Ceka thekson se ata mund të përgatisin qeverinë e re, duke aluduar një prishje të koalicionit.

Pas pushimit, siç duket pasi është arritur një marrëveshje mes PD-së dhe PS-së, flasin liderët respektivë.

Sali Berisha – Zoti Kryetar, mendoj të votohet nominalisht se është votim historik.

Fatos Nano – Duke qenë një forcë politike e angazhuar realisht për stabilizimin e vendit dhe për mbështetjen e Qeverisë së Stabilitetit, mbështes propozimet e mëparshme, do të ishte një mesazh qetësie, sikur të bëhej me të gjithë kartonët ngritur njëherësh”. Të njëjtën gjë e kërkon edhe Kryeministri Bufi. Por votimi sipas procesverbalit bëhet nominal, edhe pse në kaos. Në dokument shkruhet: “Aleksandër Meksi – (Komunikon rezultatin e votimit nominal.) Pro 158, kundër 13, abstenime 24. (Duartrokitje)”

Seanca mbyllet dhe fillon më 15 korrik për votimin e nenit të parë.

Këtu dokumenti zyrtar nuk ka asnjë të dhënë sesa vota mori ky nen. Në procesverbal shkruhet: “Aleksandër Meksi – Ju lutem shumë tani!

Rexhep Uka, keni ju vërejtje? (Nuk ka.) Atëherë, kush është dakord për miratimin e nenit të parë, me këtë vërejtje të bërë nga komisioni? Kundër? Abstenim? Miratohet me shumicën e votave.

Nenin 2 e miratuam dje”. Sa është shumica? Në rregullore duhet doemos të dokumentohet numri i votave për secilin votim: pro, kundër apo abstenim. Te neni 3 nisin sërish diskutimet pa fund. Teksti i tij është: “Toka bujqësore u jepet në pronësi ose në përdorim personave juridikë a fizikë vendas pa shpërblim”. Seanca ndërpritet, fillon sërish bashkë me diskutimet e gjata. Situata është e paqartë, ndryshojnë formulimet shpejt e shpejt. Deputeti socialist, mjeku Ahmet Kamberi, bën thirrje për kujdes në formulim. Ai kërkon që të kihet parasysh që fshatarëve t’u ndahet edhe kullota apo zabeli, në mënyrë që të mos krijohet kaos në shpërndarjen e tokës, e cila nuk është vetëm bujqësore. Pas diskutimeve të pafund, bëhet edhe votimi i nenit 3, por sërish pa numër votash. Në procesverbal shkruhet: “Aleksandër Meksi -Në fund, propozimi i komisionit. Kush është për këtë, ju lutem! Toka bujqësore u jepet në pronësi ose në përdorim personave juridikë e fizikë vendas pa shpërblim”. Kundër? Abstenime? Miratohet me shumicë votash”.

E njëjta gjë për nenin 4, nuk ka numër votash, vetëm miratohet me shumicë. Po ashtu për nenin 5. Neni 6 diskutohet gjatë dhe drejtimin e seancës e merr Kryetari i Kuvendit, Kastriot Islami. Në procesverbal  citohet Islami që ka theksuar: “Miratohet neni 6”. Jo vetëm që nuk ka numër, por as fjala shumicë. Për nenin 7, Meksi që rikthehet në drejtim thekson frazën miratohet me shumicë votash. Për nenin 8 janë zhvilluar bisedime të gjata dhe është kërkuar të hiqet. Nuk ka asnjë të dhënë në procesverbal se si është votuar ky nen. Më tej vazhdohet me nenin 9. Edhe për këtë nen citohet Meksi të thotë frazën: “Miratohet”. Sërish s’ka numër votash. E njëjta gjë për nenin 10. Asnjë të dhënë për nenin 11 përveç frazës “miratohet me shumicë votash”. Për nenin 12 përdoret vetëm fraza “miratohet”. Neni 13 nuk ka asnjë të dhënë për miratimin. 14-a kalon me shumicë votash. Për nenin 15 sërish nuk ka asnjë të dhënë si është votuar. Gjatë diskutimit të këtij neni, Kuvendi boshatiset nga deputetët. Sipas Procesverbalit: “Një deputet – Zoti Nënkryetar, në sallë janë 109 deputetë. Unë mendoj të mos vazhdojmë në këtë mënyrë. Aleksandër Meksi – Në rregull. Sekretaria t’i numërojë; do të bëjmë apelin. Të dimë, kush mungon dhe nga cili grup janë. Kastriot Islami– Ju lutem, sekretaria, numëroni! Do të bëjmë apelin, dhe ta marrë vesh gjithë populli kush ikën nga mbledhja. Aleksandër Meksi – E dëshironi, në rregull. Neve nuk na ka shkuar në mend ikja. Ju lutem, sekretaria, sa veta janë në sallë? (Nga sekretaria jepet përgjigje që në sallë janë 105 veta). Kastriot Islami – 105 veta. Ju lutem, mbani qetësi! Aleksandër Meksi – Ju lutem, qetësi, e dimë që keni ndjenjën e humorit, ruajeni në lokalet e asaj pune. Kastriot Islami – Me qenë se shumica e deputetëve s’është e pranishme, duke i bërë thirrje popullit të gjykojë për të gjithë këta deputetë që mungojnë dhe kur vijnë bëjnë vetëm deklarata, po mbyllim seancën për të filluar nesër në orën 9.00”.

Seanca e radhës nis më 19 korrik. Meksi thotë që “Jemi te neni 16 më duket”. Pas diskutimeve të gjata në dokument përmendet fjala: Neni miratohet”. 17-a kalon sërish pa evidenca. Për nenin 18 procesverbali citon Meksin: “Ta saktësojmë, të mos merremi ne me redaktim. Kush është për ta miratuar? Kundër? Neni 19”. Pra asgjë nëse u miratua apo jo dhe me sa vota. Për 19-n, kreu është dokumentuar që vetëm miratohet. Për nenin 20, Meksi shton se është miratuar me shumicën e votave…21-shi nuk ka evidencë. Në fund të diskutimit të nenit citohet Meksi: “Ju mund të keni të drejtë për atë që keni ju në mendje. Gëzim Luli më thotë këtë. Nuk u bëj dot redaktim të gjithave. Ju më bëni një propozim të ri, ju lutem! Ju lutem kush është për ta miratuar këtë? Nuk miratohet”. Më pas vazhdohet me nenin 22. Procesverbali citon Meksin të thotë fjalën: “Miratohet sipas variantit që thamë…”. Neni 23? Vetëm fraza “miratohet”. Në nenin 24 situata hyn në kaos. Nisin diskutimet, kreu i PD-së, Sali Berisha, thotë: “Miratimi i ligjit “Për tokën” shënon një… (Ka reagim në sallë). Një minutë, kam vërejtje shumë, kam disa vërejtje të përgjithshme shumë të rëndësishme”. Ndërhyn Meksi: “Nuk kemi mbaruar me ligjin, ju lutem. Po dalin njerëzit”. Nisin diskutimet e zjarrta, Meksi ndërpret seancën dhe shpall gjysmë ore pushim. Më pas nisin diskutimet, në fund Meksi thotë që miratohet. Për nenin 25, kreu i Komisionit të Bujqësisë thekson të hiqet. Jemi te neni i fundit. Procesverbali citon Meksin: Neni 26, numërimi ndryshon, kuptohet. Sulejman Pepa – “Ky ligj hyn në fuqi menjëherë”. Duhet menjëherë ta bëjmë. Aleksandër Meksi – Kush është për ta miratuar nenin 26? Kemi miratimin në tërësi të ligjit. Kundër? I kam të shkruara radhët e kërkesës”.

Asnjë evidencë nuk jepet në procesverbalin zyrtar të seancës se sa vota ka marrë në tërësi Ligji 7501. Asnjë. Vota në tërësi është dhe ajo thelbësorja për kalimin e një ligji nga Kuvendi, ku duhet të shënohen me përpikëri të gjitha votat. Por sipas drejtuesve të Kuvendit “ligji për Tokën” ka kaluar dhe u takon fjalimeve ceremoniale. Në emër të grupit të PS-së flet Lutfi Dautllari: “Në emër të grupit të deputetëve të Partisë Socialiste dua të përshëndes Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe të “Omonia”-s që momentin historik të miratimit të ligjit “Për tokën” e kaluam me sukses të plotë. (Duartrokitje) Fshatari ynë, me këtë ligj të shumëpritur fitoi dhe garantoi përfundimisht, së pari, tokën që i takon dhe e punon. Abdi Baleta flet në emër të grupit të PD-së: Abdi Baleta “Falënderojmë për fjalinë e parë, por merita për këtë rast besoj, i takon grupit të Partisë Socialiste ose të ish-Partisë së Punës që hoqi dorë nga pronësia shtetërore mbi tokën dhe mbasi na lodhi shumë, u pajtua me ne për privatizimin. Faleminderit”! Kuvendi nis diskutimin për çështje të tjera, por deputetë të ndryshëm theksojnë se duhet ndërhyrë për çështjet e ndërmarrjeve bujqësore që u privatizuan një vit më pas nga qeveria e PD-së e dalë nga zgjedhjet e 22 marsit 1992.

Po sa vota mori ligji më i rëndësishëm pas Kushtetutës pas rrëzimit të komunizmit? Sa deputetë e votuan në tërësi Ligjin 7501 “Për Tokën?! Askush nuk do ta marrë vesh asnjëherë. Nuk ka asnjë dokument të shkruar për këtë./RRJETAT/

 


Next Post

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.