Aktori i madh i skenës shqiptare, Reshat Arbana, ka reaguar për herë të parë, pas lajmeve që qarkulluan sot në media se është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe se është dërguar me urgjencë në spital.
Aktori Arbana e ka përgënjeshtruar lajmin, duke sqaruar për publikun se jo vetëm që nuk është e vërtetë diçka e tillë, por edhe është habitur me lajmet që kanë qarkulluar rreth kësaj teme.
“Jo, nuk është e vërtete aspak, jam shumë mirë. Tani jam në makinë, në Bulevard. Më tha djali për këto lajme, ca janë këto lajme aman. Të faleminderit shumë për shqetësimin, por jam mirë, nuk e di nga se ka dalë ai lajm,” tha ai