Satirë
Studentët dje vendosën të krijonin një listë me drejtues e komandues, për të krijuar shtetin e ri imagjinarë… të paparë sepse pushteti i Ramës kishte mbaruar kishte rënë pa kuti votimi, pa shumicë e pakicë por me shashkën që të rrëzon me tym e flakë lloqesh pazari… Rama ik!
U mblodhën, diskutuan dhe, pas shumë debatesh, ranë dakord vetëm për një gjë: Emrin do ta gjenin më vonë pse jo në fund pas të fitonin.
Doktori, kirurgkasapi 35 vjeçar i pushteteve u shfaq menjëherë me përvojën e tij:
— Emri s’ka rëndësi bjtë e mi, që mendoni njëlloi si unë edhe për ndërrimin e pushteteve edhe për kallashin edhe për pallashin edhe për molotovin edhe për oligarkët e kioskave që na mbytën qytetin duke i helmuar fëmijët me çokollata dhe çimçakiz, produkte të ndaluar, që konkurojnë barin që ma hoqën nga dora në shtetin e tim Lazarat, që e ligjërova vetë si vendim politik, pa e votuar e pa dëgjuar askënd, as europian dhe as amerikan! Pra, që një vend të “lulëzoi” rëndësi ka kush e drejton dhe çfarë lulesh mbjellë!
Studentët të entusiazmuar i përgjigjen tak-fak doktorit:
— Po ne duam një listë të pavarur!
— Patjetër! Ju jeni të pavarur… të mendoni si unë!
Një student nga ata të Gitës propozoi:
— Ta quajmë “Lista e së Ardhmes”!
— Shumë bukur — tha Doktori. për të ardhmen kujdesem unë që prej vitit 1990!
Nuk besoj se e keni harruar, se në emër të së ardhmes bëra tre revolucion në 97-ë në 98-ën dhe ky që po bëjë i maskuar bashkë me ju besoj se do jetë i treti i vërteti, sepse kësaj herë as që do e marrë vesh mileti… se nga kush e pësoi
Kurse një student i dhëndrrit milioner tha:
— Po sikur të na ngatërrojnë me Listën Serbe?’
— Atëherë lëreni pa emër! Sa herë t’i u kritikojnë, thoni: “S’e kanë me ne!”
Në fund, lista mbeti pa emër, programi pa përfunduar dhe studentët pa e kuptuar si kishin hyrë në mbledhje për zgjedhje universitare e kishin dalë me detyrën për të shpëtuar Shqipërinë.
Vetëm drejtuesi ishte përcaktuar.
— Po kush ju zgjodhi ju, Doktor?
— Unë? Unë jam këtu thjesht si student… i përjetshëm i pushtetit, që do i përfundoi studimet kur Shqipëria e “ish diktatorëve” Rama dhe Hoxha të bëhet shkrumb e hi dhe pas meje nuk do ekzistoj më Shqipëri! Kështu që styudentët u vunë në rrjesht duke pritur, për të marrë të paktën rolin e opozitës pasi doktorin ta ketë marrë zoti. /Ekskluzive.al



