• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Lufta false e deputetes së PD tek Unaza e Re, burri i Dhurata Çupit drejtori që firmos për rrugët

January 27, 2019
in Aktualitet
190       
 
190
Shares

Mjerë shqiptarët, që kanë një opozitë të degraduar, kreët e të cilës, për pazare financiare dhe mos ndëshkime ligjore, po i bëjnë “fresk” qeverisë “Rama”, me luftë false, gjoja kundër krimit e korrupsionit, prej të cilit përfitojnë “thela” ata dhe familjarët e tyre.

Turp për militantët e PD, që vazhdojnë besojnë salirat, lulrat, gjunkshët, klevisët, palokët, bumçët e mulërat, të cilët recitojnë citate kundër korrupsionit e krimit qeveritar, por faktikisht, familjarët e tyre i kanë të punësuar me poste drejtuese, në “tepsinë” e pushtetit “Rama”.

Krahas Tritan Shehut, që ka gruan drejtore në Bashkinë e Tiranës, Rakip Sulit që ka 4 familjarë në KESH e ALUIZNI, sipas të dhënave zyrtare, rezulton se edhe deputetë e zyrtarë të PD, që mallkojnë gjoja korrupsionin me rrugët, kanë familjarë edhe në kupolën e Drejtorisë së Rrugëve.

Rast tipik, i luftës demagogjike, kundër korrupsionit me tenderin 20 milionë euro tek Unaza e Re dhe koncesionet hajdutërore, që Edi Rama i ka dhënë Bashkim Ulajt të PD e PS, “Vëllezërve Hysa” e Balilëve të LSI, Mond Begos të Taulant Ballës e shumë të tjerëve, është dhe deputetja “blu” Dhurata Çupi.

Në denoncimin shkresor, të dërguar në “PAMFLETI”, nga një grup militantësh të PD, thuhet se bashkëshorti i deputetes “blu” Dhurata Çupi, zoti Agron Tyli, në të 4 pushtetet Berisha-Xhuveli, Berisha-Metaj, Rama-Metaj dhe në pushtetin “Tepsia vetëm” të Ramës (PS), është Drejtor i Drejtoriseë së Shërbimeve të Brendëshme, në Drejtorinë e Përgjithëshme të Rrugëve.

Ndërsa bashkëshortja e tij, deputete e PD, vazhdon denoncon “egërsisht”, korrupsionin me tenderët dhe koncesionet e rrugëve, duke quajtur drejtuesit e kësaj drejtorie, “ hajdutë kukulla” në shërbim të kryemafiozit Edi Rama dhe kërkon, dënimin e tyre për falsifikime dosjesh e vjedhje të fondeve publike.

Madje, sipas letrës që ka ardhur në redaksi, thuhet se para pak kohësh, (ish)drejtori Afrim Qëndro, i ka ndryshuar pozicionin e punës burrit të deputetes dhe ai, në vend të largohet nga ajo “çerdhe krimi e hajdutësh”, siç e quan gruaja e tij, i ka kërkuar gjykatës, rikthimin në postin që kishte, me Çështje nr. 31154-04615-86-2018, datë 23.11.2018, Gjykata Administrative e Apelit-Tiranë./Pamfleti/


190       
 
190
Shares
Next Post

Dokumentet: Ku i merr paratë PD-ja në 4 vjet protesta?! Asnjë deklaratë, fsheh financuesit

Prova, ja si shteti liron një super të kërkuar dhe ndëshkon një polic të ndershëm

Familja e Emiliano Sala fillon kërkimin privat për gjetjen e djalit të tyre

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In