• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Monday, June 29, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Debat

“Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden”! Rakipi: Shqiptarët janë zhytur në kotësinë e Big Brother

March 20, 2023
in Debat
        
 

Ylli Rakipi ka pyetur Blendi Fevziun lidhur me largimin masiv të shqiptarëve dhe mungesën e jetës kulturore në Shqipëri.

Gjatë intervistës në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Fevziu e lidhi largimin e shqiptarëve me kushtet më të mira ekonomike që u ofron Perëndimi. Lidhur me spektaklin Big Brother, që ka “mbërthyer” pas ekranit shumë shikues, Fevziu deklaroi se nuk ka shumë informacion për të, pasi nuk e ka ndjekur, por shtoi se e sheh si një fenomen kalimtar dhe jo shqetësues.

Ylli Rakipi: Shumë njerëz po ikin nga Shqipëria. Edi Rama tha se duhen ngritur pagat sepse rrezikojmë të mbetemi pa punonjës. Tani e ndjen.

Blendi Fevziu: Mendoj se do të ikin akoma edhe më shumë.

Ylli Rakipi: Pse mendoni se shqiptarët po ikin nga vendi kaq masivisht edhe në vitin 2023?

Blendi Fevziu: Këto vitet e fundit ka masivitet më të madh të ikjeve në të gjithë zonën. E dyta, fataliteti më i madh për ne është që po largohen njerëzit e shkolluar. Me kalimin e kohës, rrogat kanë mbetur në nivele të ulëta. Oferta që sjell Perëndimi është shumë më e rëndësishme se çfarëdo oferte që mund të marrësh në Shqipëri.

E treta, Evropa ka nevojë për emigrantët, por ata do të preferonin një emigracion europian të brendshëm, pasi kulturalisht është më kollaj të integrohen. Në 10-20 vitet e ardhshme numri i atyre që do të largohen do të jetë akoma më i madh. Ka mungesë shprese, siguria është shumë keq dhe e treta këta njerëz duan t’i rrisin fëmijët në vende të zhvilluara.

Ylli Rakipi: Jeta kulturore e Shqipërisë është pothuajse e vdekur. Jemi zhytur në një kotësi të jashtëzakonshme. Të martën dhe të shtunën, shkon ora 8, njerëzit janë nëpër shtëpi dhe kafene duke parë Big Brother. Ti nuk e ke parë atë, por fenomenin e përcjell.

Blendi Fevziu: Nuk shoh zakonisht asnjë spektakël, as me kërcim, as në TV të tjera.

Ylli Rakipi: Të pyes për një gjë që ndihem i shqetësuar për shoqërinë ku jetojmë. Luizi ka marrë një të dytën e shikimeve të Joe Biden, katër miliardë e ca. Rama kishte 600 e ca milionë. Mos jemi një popull që kemi ikur për lesh?

Blendi Fevziu: Kështu ka ndodhur edhe me popuj të tjerë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Greqi. Fenomene mediatike të tilla ndodhin.

Ylli Rakipi: Që populli të mbërthehet i gjithi në kotësi?

Blendi Fevziu: Para disa kohësh një regjisori shqiptar i thashë, do të iki të shoh një ndeshje futbolli. Ai u transformua dhe tha, si do të shkosh të shohësh 20 budallenj që luajnë? Unë i thashë e shoh futbollin e kam pasion. Varet nga gjykimi. Problemi është nëse shoqëria e zgjat më shumë, por ka fenomene të tilla në shoqëri.

Ne kemi patur defektet tona si shoqëri. Pse komunizmi në Shqipëri ishte më i egër se çdo vend? Pse Shqipëria ishte vendi i fundit që u shkëput nga Perandoria Otomane?


        
 
Next Post

Ish drejtori i doganës Fierit i kallzuar për kanosje të burrit të dashnores, 2 aksidente në tentativë për tu fshehur

Nëna mbytet në lumë, deputeti shqiptar në Kuvendin e Suedisë shpëton jetën e foshnjës në Mal të Zi, çfarë ndodhi?

“Ça ke që sheh”? Mourinho kapet me presidentin e Lazios pas humbjes

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In