• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Sport

Luka Modriç duhet të fitojë Topin e Artë!

July 13, 2018
in Sport
        
 

Luka Modriç po udhëheq kombëtaren kroate në një sukses të jashtëzakonshëm, duke mbërritur tashmë në finalen e Kupës së Botës. Mesfushori kroat, që luan për Realin e Madridit, është aktualisht një kandidaturë potenciale për të fituar “Topin e Artë”. Pas ndeshjes me Rusinë, Modriç u pyet nga gazetarët në lidhje me fitimin e mundshëm të këtij çmimi prestigjioz individual, por u shpreh se për momentin ishte kombëtarja, ajo që i interesonte.

Por Luka Modriç duket se do të jetë kandidati kryesor, edhe nëse nuk e fiton Kupën e Botës me Kroacinë, në finale ndaj Francës. Janë mediat, ato që i japin një dorë kandidaturës së tij si fitues i trofeut më të lakmuar personal, që në dekadën e fundit ka pasur vetëm dy emra, Messi dhe Ronaldo. Është tabloidi prestigjoz britanik, Dayli Mail, që në një editorial kushtuar Luka Modriç thotë se ai duhet të jetë patjetër fitues i “Topit të Artë” këtë vit.

“Edhe nëse humbet finalen e Kupës së Botës, Modriç duhet të bëhet fitues i “Topit të Artë”, që është bërë pronë e Ronaldos dhe Messit prej vitit 2008, – shkruan Dayli Mail në versionin online. – Fitimi i Ligës së Kampionëve për herë të tretë dhe udhëheqja e Kroacisë drejt finales së Kupës së Botës është arritje e futbollit në 2018 dhe për këtë Modriç duhet të shpërblehet. Kështu, do të ishte hera e parë që ky çmim do t’i jepej dikujt tjetër, emri i të cilit nuk është as Lionel Messi dhe as Cristiano Ronaldo, që e kanë fituar atë prej vitit 2008”.

Nëse Modriç do ta fitojë Kupën e Botës të dielën, ai do të bashkohet me një grup elitë, prej vetëm tetë lojtarësh, që kanë fituar me vendin e tyre dhe klubin dy herë më parë. Në vitin 1974, Sepp Maier, Paul Breitner, Hans-Georg Schwarzenbeck, Franz Beckenbauer, Gerd Muller dhe Uli Hoeness, fituan me Gjermaninë Perëndimore, duke e bërë këtë edhe me Bayern Munich.

Në vitin 1998, Christian Karembeu fitoi me Real Madridin dhe Francën, ndërsa në vitin 2002, Roberto Carlos e bëri këtë me Brazilin dhe Real Madridin. Të dielën, Raphael Varane mund të arrijë dopietë me Francën dhe Real Madridin, por arritja e Modric do të ishte më e madhe, pasi Kroacia ka rreth 800 futbollistë profesionistë të mirfilltë në një popullsi prej katër milionë banorësh.


        
 
Next Post

Finalja e madhe Francë-Kroaci do të gjykohet nga një arbitër argjentinas

Armand Duka u heq të drejtën shqiptarëve të ndjekin "Superliga"... pa pagesë! Kush ka lekë të shoh ndeshjen, të tjerët të ngrohen në diell

'F*ck Trump', si u prit presidenti amerikan në vizitën e tij të parë zyrtare në Britani

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In