• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Macron paralajmëron masa për protestat në Francë: E shtuna mbetet ditë me rrezik të lartë! 70 mijë efektivë policie në terren

30/10/2026
in Bota
        
 

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar një paketë masash për t’iu përgjigjur pakënaqësive që kanë nxitur protestat e javëve të fundit në Francë, ndërsa ka pranuar se vendi rrezikon të përballet me trazira të reja në ditët në vijim.

Gjatë një vizite në Marsejë, ku inspektoi dëmet e shkaktuara nga protestat e mëparshme, Macron deklaroi se i ka kërkuar qeverisë të reagojë ndaj kërkesave të protestuesve.

“Kam kërkuar që qeveria t’u përgjigjet kërkesave legjitime që qëndrojnë në themel të kësaj lëvizjeje sociale”, u shpreh Macron.

Macron paralajmëroi ditën e sotme se e shtuna e ardhshme do të mbetet një “ditë me rrezik të lartë” mes protestave, me sindikatat që bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 31 tetor.

“E dimë që e shtuna e ardhshme është ende një ditë me rrezik të lartë. E dimë që 5 nëntori do të jetë një ditë mobilizimi kombëtar që përfshin të gjitha sindikatat, dhe ka edhe të shtuna të tjera përpara”, u tha Macron gazetarëve gjatë vizitës së tij në Marsejë.

Protestat, të cilat fillimisht u nxitën nga pakënaqësitë e studentëve, janë zgjeruar duke përfshirë sindikata dhe aktivistë të lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë”, të cilët kundërshtojnë rritjen e kostos së jetesës dhe përkeqësimin e shërbimeve publike.

Autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë, duke angazhuar 70 mijë efektivë policie gjatë demonstratave të së shtunës. Megjithatë, ministri i Brendshëm Laurent Nuñez ka paralajmëruar se protestat e planifikuara për 31 tetor mund të shoqërohen sërish me incidente.

“Qartësisht, po”, u përgjigj ai kur u pyet nëse priste trazira të tjera. Nuñez shtoi se mbrëmja e Halloween-it është tradicionalisht e tensionuar dhe se autoritetet presin një situatë të ndërlikuar edhe këtë fundjavë.

Sipas ministrit, 1,435 persona u arrestuan në të gjithë vendin gjatë demonstratave të së shtunës. Ai bëri të ditur gjithashtu se në disa qytete janë evidentuar përplasje mes grupeve të organizuara të ekstremit të djathtë dhe aktivistëve të ekstremit të majtë.


        
 
Next Post

Dy deputetë të PS vizitojnë Ilir Metën në paraburgim, ish-Presidenti: Bllokimi i 600 seancave gjyqësore dhe mohimi i lirisë së shprehjes, shkelje të rënda të të drejtave të mia

Shtyhet gjyqi ndaj Metës e Kryemadhit! Ish-Presidenti i diskretiton gjyqtarët dhe prokurorin: Mos se na "hapët barkun", mbrohem vet! Na u shqetësoka prokurori për të drejtat e mia

Dështimi i seancës në GJKKO, Kryemadhi: Po më pengohet e drejta e mbrojtjes dhe normaliteti i jetës!

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved