Ndërkohë që situata politike ne vend është e nxehtë për shkak të zhvillimeve për Reformën Zgjedhore, kryeministri Rama e ka nisur ditën e sotme me një shprehje mjaft thumbuese të Imam Aliut. Pikërisht kjo shprehje ka të bëjë me maninë e kundërshtimit.
“Mania e kundërshtimit t’i pakëson shanset e suksesit”- është shprehja e Imam Aliut që kryeministri Rama ka shpërndarë në rrjete sociale.