• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Marta Kos: Mbyllja e negociatave me Shqipërinë në 2027, objektiv i arritshëm

04/11/2026
in Aktualitet
        
 

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, deklaroi në Parlamentin Europian se objektivi i Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit deri në fund të vitit 2027 është ambicioz, por i arritshëm. Ajo vlerësoi përparimin e vendit, ndërsa kërkoi vijimin e reformave në drejtësi, lirinë e medias, të drejtat themelore dhe mbrojtjen e mjedisit.

Sipas Kos, ritmi i zbatimit të reformave dëshmon angazhimin e Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ajo veçoi përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin e parë, “Themeloret”, si një etapë të rëndësishme të arritur gjatë këtij viti.

“Që prej asaj kohe, Shqipëria ka mbyllur përkohësisht katër kapituj dhe po punon për përmbushjen e kritereve përmbyllëse për kapituj të tjerë”, u shpreh komisionerja.

Kos theksoi se ruajtja e përqendrimit te reformat kyçe është e nevojshme për të respektuar kalendarin që Shqipëria ka vendosur për përfundimin e negociatave.

“Kjo është e rëndësishme që Shqipëria të përmbushë objektivin e saj ambicioz, por të arritshëm, për mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027”, deklaroi ajo.

Komisionerja nënvizoi se sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit duhet të mbeten në qendër të përpjekjeve reformuese, së bashku me garantimin e lirisë së medias dhe mbrojtjen e të drejtave themelore.

Ajo kërkoi gjithashtu që përparimi në çështjet mjedisore të trajtohet si përparësi, duke theksuar se këto reforma kanë ndikim të drejtpërdrejtë te qytetarët.

“Këto çështje kanë rëndësi jo vetëm për anëtarësimin në BE, por edhe për shoqërinë shqiptare dhe jetën e përditshme të qytetarëve”, përfundoi Kos.


        
 
Next Post

BE prezanton integrimin gradual, më shumë përfitime para anëtarësimit

BE përgatitet për zgjerimin: Komisioni propozon rregulla të reja për anëtarësimet

A janë kthyer mediat si pjesë e strukturës inkuizitive (hetuese) të SPAK me "gjyqet" e përnatshme?

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved