• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mashtrimi spektakolar që ngjan me një skenar filmash! Kujt i përkasin eshtrat e gjetura në makinën e djegur në Pukë? Zbardhen dyshimet e rënda për vëllain e biznesmenit

September 20, 2021
in Aktualitet
        
 

Një mashtrim spektakolar ka rezultuar historia e biznesmenit italian, Davide Pecorelli që sajoi zhdukjen e tij në Pukë dhe alarmoi dy shtete.

Biznesmeni italian, që së fundmi jetonte si rumun, u gjet tetë muaj pasi la të shkrumbuar makinën e tij në Pukë, por kjo histori që ngjason me një skenar filmash ka ende një çështje të pazgjidhur.

Pyetja që shtrohet është: Kujt i përkasin eshtrat e gjetura brenda mjetit “Skoda Fabia”?

Mbetjet kockore që u gjetën brenda makinës së biznesmenit 45-vjeçar u nisën drejt Italisë më datë dhjetë shkurt të këtij vitit, thuajse një muaj pas zhdukjes së Pecorellit.

Mostra e eshtrave të gjetura do të krahasoheshin me AND-në e të vëllait të biznesmenit, Antonello Pecorelli, por kur kanë kaluar më shumë se shtatë muaj, ende nuk ka një përgjigje për analizën e tyre. Duke qenë se Pecorelli u gjet i gjallë në Itali, kujt i përkasin këto eshtra? Kë la të shkrumbuar në Shqipëri biznesmeni Italian?

Mësohet se Pecorelli i kishte marrë të gjitha masat për të bërë një jetë të dytë, pasi kishte ndryshuar identitetin dhe siguruar dokumente rumune. Por, mbetja pa para, do të bënte që 45-vjeçari të drejtohej në bankomat për të tërhequr të hollat që i duheshin.

Për herë të parë pas tetë muajve, më 12 shtator karta e kreditit e Davide Pecorelli u aktivizua. Për këtë gjë u informua partnerja e tij me anë të një mesazhi nga banka dhe bashkëpunëtori shqiptar, duke qenë se të dy kishin akses në këtë llogari. Bashkëpunëtori shqiptar i biznesmenit vuri në dijeni autoritetet për lëvizjen e llogarive dhe i orientoi ata drejt ishullit Giglio.

Pas disa ditësh nën vëzhgim, biznesmeni do të përballej me një tjetër telash. Motori i gomones që ai kishte marrë me qira si rumun mori flakë dhe 45-vjeçari u detyrua të kërkonte ndihmë. Personi i parë që e pa, e njohu me njëherë dhe lajmëroi policinë. Kjo dëshmi ishte mjaft thelbësore dhe karabinierët prangosën Pecorellin një ditë më parë. Biznesmeni e kaloi natën në stacionin ushtarak, duke refuzuar të jepte të dhënat e tij personale, kur u gjet nga ushtarët e Piombino, por shenjat e gishtave që iu morën të nesërmen zbuluan inskenimin.


        
 
Next Post

Marrin FUND kërkimet, gjendet pas 5 ditësh trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku

SHBA ultimatum Brukselit të hapë brenda vitit negociatat me Shqipërinë, pasardhësi i Palmer: Jemi të zhgënjyer, boll me zvarritje

Koha që prokurorët të tregojnë kurajo, Fatos Klosi: SHBA e do Berishën para drejtësisë! Dosja me prova pritet të përfundojë në SPAK

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In