Pasditen e të mërkurës, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbuluar se dy prej protestuesve janë arrestuar nga Policia për drogë.
Ai zbulon se bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar si Egzon Azemi dhe Besnik Mujeci, të cilët janë vënë në pranga për shitje droge.
“Transparenca e Protestës, identifikojmë sorrat. Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalën për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë” shkruan Taulant Balla në postimin e tij. Kurse ky tjetri i dënuar me 1 vit e gjysëm burg nga gjykatat e vendit të tij për përhapje të frymës së urrejtjes.

,
https://www.facebook.com/share/v/19DXMN7u1V/





