Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish kundërshtarë politikë duke i përmendur me emër. Rama u shpreh se në Tiranë kundërshtarët kanë një shëmbëlltyrë katastrofike që kanë pas Monikën, Ilirin dhe Saliun.
“I del para qytetit dhe kërkon votë për të marrë drejtimin e vendit me atë skuadër që Pandi tha është e mbijetesës por unë s’e konceptoj dot se çfarë arsye mund të ketë që ajo që është edhe esenca dhe shtylla kurrizore e asaj skuadre të mbijetojë.
Nga Fatmir Mediu tek Dash Shehi, Shpërtim Idrizi, Mesila, te Dulja, një hata e madhe të mendosh që Tirana e vitit 2021 që ka hyrë në dekadën e re të shekullit të ri të votojë për këto mbetje të shekullit të kaluar, që e patën mundësin dhe e treguan për sa vlejnë.
Në themelin e vet ka faktikisht një kombinim fatal personash që larg qoftë i bie të jenë ata që nesër kontrollojnë drejtësinë, kontrollojnë ekonominë, Shqipërinë me një lider që nuk është lider por thjesht një administrator dhe me Ilirin dhe Saliun që luajnë pas të gjitha fijeve të teatrit të kukullave, është realisht e pamundur të imagjinosh që mes kujtdoqoftë në këtë skuadër se spo i fus të gjithë në këtë thes, por ajo që peshon në këtë skuadër që është boshti i kësaj skuadre atje ku buron vendimmarrja e kësaj skuadre është katastrofë.
Zgjedhja në këtë rast është e qartë. Megjithatë ne do të bëjmë detyrën tonë dhe gjithçka na takon për të bërë shumë të qartë për këso edhe për ata që se kanë të qartë por janë të interesuar të dinë. Skuadër katastofë, që e ka regresin të shkruar në lule të ballit. E ka të gjithë energjinë publikisht të shkruar në vite si një biografi dështimesh”, tha Rama.