• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Dosja X

Mbi 10 vite histori e 4 jetë të humbura pasi u gjet trupi i Klevisit: Si nisi hakmarrja me fisin Hoxha në Angli? Agimi u shkrumbua, familja Lleshi pagoi 4-fish

09/02/2023
in Dosja X
        
 

Një sagë hakmarrjeje mes familjeve Lleshi e Hoxha shënoi një tjetër viktimë! Data e vrasjes së Klevis Lleshit, vetëm 24 vjeç, nuk dihet ende, por dyshimet nisën që dy vite e gjysmë më parë, kur i riu u zhduk pa gjurmë mesditën e 5 gushtit. Zbulimi i mbetjeve kockore të 24-vjeçarit, të futur në një gropë në fshatin Shpërdhet të Mamurrasit zyrtarizoi një tjetër emër në listën e të vdekurve pas përplasjeve që datojnë nga viti 2012.

Agim Hoxha u gjet i shkrumbuar në makinën e tij në Britaninë e Madhe. Ekspertiza tregoi se 29-vjeçari ishte vrarë në një tjetër vend, më pas ishte vendosur në makinën e tij dhe i ishte vënë flaka për të zhdukur trupin. Ai jetonte dhe punonte prej vitesh në Londër bashkë me Arben Lleshin, një miqësi e kultivuar që në vendlindje, por që u prish më vonë.

Mediat britanike shkruanin në atë kohë se dyshja kishin pasur konflikte për pazaret e drogës në të cilët ishin përfshirë dhe aktivizuar në Londër. Autoritetet britanike vunë në pranga Arben dhe Afrim Lleshin. Ky i dyti u akuzua për çorientim të autoriteteve pasi deklaronte se në kohën që ishte vrarë Agimi, Arbeni ndodhej me të. Por presioni bëri që Arben Lleshaj të pranonte krimin e kryer, megjithëse refuzoi ta kishte djegur trupin brenda në makinë.

Lleshaj është dënuar me 32 vite burg dhe në vitin 2016 u ekstradua drejt Shqipërisë për të shlyer 28 vitet e mbetura.

Por, ndërkohë që Lleshaj kishte marrë dënimin nga drejtësia, familja Hoxha s’e fali! Kështu nisi dhe hakmarrja.

Në vitin 2013 u vra Xhavit Lleshi, babai i të riut që iu gjet sot trupi. Xhavit LLeshit iu bë pritë në vendin e quajtur ‘Pujkë’.

Më 15 maj të vitit 2016 u vra Hajredin Lleshi, vëllai i Xhavitit, në fshatin e lindjes në Burrel.

Goditjet nga familja Hoxha vijuan dhe një vit më vonë. Në vitin 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz. Në Kamëz ai u pa për herë të fundit nga kamerat e sigurisë së një lokali dhe që nga ajo nuk dihet se çfraë ka ndodhur me të.

Deri në vitin 2017, drejtësia e kishte bërë punën e saj, por edhe familja Hoxha gjithashtu. Djemtë e familjes Lleshi ishin ‘shuar’, por Klevisi po rritej. Mbi shpatullat e djalit që ishte ende një fëmijë rëndonte barra për të vënë drejtësi, për të marrë hak për babain e xhaxhain e vrarë dhe kushëririn e zhdukur. Por Burreli është i vogël, zërat përhapen shpejt dhe planet e Klevisit kishin mbërritur në veshin e fisit Hoxha gjithashtu.

Kështu, kur Klevisi s’kishte mbushur ende 22 vjeç dhe sapo kishte nisur të bënte përplasjet e para për të fituar terren, u zhduk. Sot, dy vite më vonë u gjet i vrarë e i groposur…

Familja shënjestroi fisin Hoxha, madje nëna e tij që në momentin që u zhduk tha se shoqëria ia kishte ‘tradhëtuar’ të birin e ia kishte nxjerrë në ‘prite’ te armiku. Deri më tani, drejtësia nuk e ka thënë fjalën e saj për tre të vrarë tashmë dhe një të zhdukur…/dosja


        
 
Next Post

Kush e vrau kushëririn e Fatmir Haklajt ditën e 22-vjetorit të ekzekutimit të të afërmve të bosit të drogës

Rëndohet bilanci i tragjedisë turko-siriane! Shkon në mbi 15 mijë numri i viktimave në Turqi dhe Siri

Veliaj: Zyrtarët e Metës dhe Monës menaxhuan inceneratorët! Çështja ‘McGonigal’ një stuhi në gotë: Berisha uli Fazlliç në Këshillin e Sigurisë Kombëtaret

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved