• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Blog

Mbi një vrasës masiv të quajtur Molotov dhe historinë e gruas së tij Polina

April 19, 2020
in Blog
        
 

Një kolumne e gazetës gjermane “Die Zeit”.

Sot s’po themi gjë për koronën. Në radion NDR dëgjova një emision mbi Mollotovin, autor është historiani Heiner Wember. Mollotov është emër lufte, si Stalin, domethënë: “Çekani”. Në Bashkimin Sovjetik Mollotivi ka qenë njeriu i dytë pas Stalinit. 31 vjet ishte në Byronë Politike dhe njëri prej vrasësve më të mëdhenj të shekullit të tij.

Kolektivizimi i dhunshëm i bujqësisë, miliona të vdekur, spastrimet në parti, 383 lista ekzekutimi, deportimet, në të gjitha këto ai ka qenë prijës. Edhe urdhri për vrasjen e pjesës më të madhe të shtresës së lartë polake, për shembull në Katyn, bart nënshkrimin e tij. Për dallim nga vrasësit nazistë këta vrasës nuk kishin pse të frikësoheshin nga drejtësia, madje as dy vjet me kusht. Viktimat e tyre në pjesën më të madhe janë harruar. Rreziku më i madh që u kanosej këtyre vrasësve ishte t’i prishnin punët me Stalinin.

E kam ditur se prej nga e ka emrin “Kokteji i Mollotovit”. Kur Stalini sulmoi Finlandën, Mollotovi tha në radio se është gënjeshtër që Bashkimi Sovjetik po e bombardon Finlandën. Në realitet, shtoi ai, avionët rusë po hedhin bukë mbi finlandezët e uritur. Këta u kundërpërgjigjen se nuk janë duke i gjuajtur tanket ruse me bomba të ujdisura, por me kokteje për Mollotovin.

Ndërsa historinë e Polinës, gruas së Mollotovit, nuk e dija. Më 1948, pas gjenocidit nazist mbi hebrenjtë, antisemiti Stalin nisi sërish një fushatë kundër hebrenjve. U arrestua “Komiteti Hebraik Antifashist”, rreth 100 intelektualë dhe heronj lufte, kryetari u likuidua. Polina ishte hebraike. Ajo disa herë ishte takuar me Golda Meir, atëbotë ambasadore në Moskë, më vonë kryeministre e Izraelit. Të dyja flisnin jidish. Kjo nuk i pëlqente Stalinit.

Në Byronë Politike Mollotovi miratoi arrestimin e gruas së tij. Së pari abstenoi, pastaj i shkroi një letër Stalinit dhe e luti që vota e tij të ndryshohet në “po”. Polinën e konsideronte të vdekur. Por ajo ende jetonte. Më 1952/53 Stalini planifikoi spastrime të tjera. Me gjasë hebrenjtë do të deportoheshin në Siberi. Në “natën e poetëve të vrarë” u vranë shkrimtarë të njohur hebraikë. Kësaj radhe në listën për ekzekutim u gjend madje edhe Mollotovi, shërbëtori më besnik i Stalinit.

Por Stalini pati një sulm në tru. Disa bashkëpunëtorë e gjetën të veshur vetëm me nënkëmishë, të shtrirë në tokë, me pantallona të pshurrur fund e krye. Ata e dinin se nëse Stalini e merr veten, kjo pamje e tij atyre do t’u kushtonte me jetë. Ata u larguan dhe tek më vonë thirrën një mjek.

Mollotovi mbajti fjalimin mortor për Stalinin. Ai qau pranë varrit të Stalinit. Pastaj ai dhe Polina u bënë bashkë përsëri. Sa e madhe duhet të ketë qenë dashuria e Polinës? Në luftën për pushtet mbi pasardhësin e Stalinit, Mollotovi pësoi disfatë kundër Hrushçovit.

Ndodhi diçka e paparë. Ai nuk u vra. Tani e tutje komunistëve vetëm do u hiqej ndikimi, lejoheshin të jetonin. Mollotovi vdiq më 1986 në Moskë, gati 100-vjeçar, si zëvendësi i Hitlerit, Hess, vetëm në rrethana më komode. Ai pushon pranë Polinës. Vrasjet e tij i arsyetoi deri në fund.

Stalini ishte më i mençur se Hitleri. Ky është dallimi vendimtar mes këtyre dyve. Stalini dhe Mollotovi i kanë arsyetuar krimet e tyre kryesisht me “rrezikun fashist”, ndonëse ata kanë lidhur pakt me Hitlerin dhe kanë likuiduar mijëra kundërshtarë të nazistëve. Sot te ne është pothuaj një thyerje e tabusë nëse i barazon “të majtën radikale” me “të djathtën radikale”. Emrin e Mollotovit sot e bartin mjaft bare dhe klube.

Nga gjermanishtja: Enver Robelli


        
 
Next Post

Çfarë është imuniteti i tufës dhe a mund ta frenojë koronavirusin?

Myslimanë të përgjegjshëm dhe priftërinj të papërgjegjshëm…

“Mësimet që nuk i nxorëm nga ebola”

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In