• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Bota

Mbipopullimi i burgjeve, Italia miraton ligjin, mijëra të burgosur me varësi nga droga dhe alkooli mund të vuajnë dënimin në shtëpi

30/07/2026
in Bota
        
 

Parlamenti italian miratoi sot një ligj që mund t’u lejojë mijëra të burgosurve të varur nga droga ose alkooli të vuajnë dënimin në shtëpi, ndërsa ndjekin programe rehabilitimi. Masa synon të lehtësojë mbipopullimin në burgjet e vendit.

Sipas të dhënave të organizatës për të drejtat e të burgosurve Antigone, burgjet italiane funksionojnë me rreth 140% të kapacitetit të tyre. Bashkë me Francën, Italia ka një nga nivelet më të larta të mbipopullimit të burgjeve në Bashkimin Evropian.

Ministri italian i Drejtësisë, Karlo Nordio, tha se ligji mund të përfshijë më shumë se 10 mijë të burgosur të varur nga droga, nga rreth 65 mijë persona që ndodhen aktualisht në burg. Sipas një dokumenti të Parlamentit, edhe rreth 3.700 të burgosur me probleme të varësisë nga alkooli mund të përfitojnë.

Megjithatë, organizata Antigone vuri në dyshim këto vlerësime, duke theksuar se lirimi i të burgosurve varet nga disa kushte, ndërsa fondet e parashikuara në ligj do të mjaftonin për më pak se 600 vende në komunitetet e rehabilitimit.

Kryeministrja Giorgia Melonit, qeveria e së cilës ka mbajtur përgjithësisht një qëndrim të ashpër ndaj rendit dhe sigurisë, e quajti projektligjin “një fitore në shumë drejtime”, duke thënë se ai do të ulë presionin mbi burgjet dhe do t’i ndihmojë personat me varësi të largohen nga krimi.

Qeveria e saj kishte premtuar vitin e kaluar hapjen e 15 mijë vendeve të reja në burgje, por këto ambiente ende nuk janë ndërtuar.

Sipas Reuters, reforma e sistemit penitenciar është një çështje politikisht e ndjeshme për Melonin përpara zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Ndërkohë, partia e ekstremit të djathtë Futuro Nacionale e kritikon atë dhe aleatët e saj se po tregohen shumë të butë ndaj krimit dhe emigracionit. Partia, e themeluar këtë vit nga ish-gjenerali Roberto Vanacci, po fiton mbështetje në sondazhe dhe votoi kundër ligjit.


        
 
Next Post

Shikon protestuesit para SPAK: I ngacmon pamja e Monikës se kur shkon Saliu i puthin dorën

Nga jahti në avion ! “Luksi” i shfrenuar i Ermal Beqirit: Si ia doli eksperti i videos "Meta-Prifti" të kapte miliona euro

Kaos në Itali, e shpallën të vdekur, Milani detyrohet të sqarojë të vërtetën për Franco Baresin

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved