• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, June 18, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mblidhet kryesia e PS, ja disa nga pikat e nxehta që priten të diskutohen

December 24, 2018
in Aktualitet, Debat
        
 

Kryetari i Partisë Socialiste do të mbledhë sot kryesinë e partisë, gjatë së cilës do të bëhet një analizë e funksionimit të partisë gjatë këtij viti.

Edhe pse nuk është komunikuar një axhendë e mbledhjes së sotme, mësohet se në qendër të saj do të jenë vendimet e marra në Asamblenë Kombëtare të mbledhur në shtator, ku u morën vendime me afate të përcaktuara për riorganizimin e Partisë Socialiste.

Por mësohet se një pikë e nxehtë e mbledhjes së sotme të kryesisë socialiste do të jetë dhe funksionimi i dobët i forumit eurosocialist FRESSH në funksion të protestës së studentëve, të cilët protestuan për 17 ditë para Ministrisë së Arsimit, Parlamentit dhe Kryeministrisë.

Burime nga Partia Socialiste thanë dje se FRESSH-i nuk ka bërë asnjë sqarim apo diskutim brenda fakulteteve për ligjin e arsimit të lartë, tarifave të kërkuara nga rektorët dhe dekanët për t’u paguar menjëherë dhe përcjelljen e shqetësimeve të studentëve pranë strukturave drejtuese të PS-së dhe Ministrisë së Arsimit.

Ishte vetë Kryeministri Rama, i cili gjatë një takimi me studentë në një nga studiot televizive u shpreh se FRESSH-i jo vetëm nuk ka ndikuar në protestën e studentëve, por është inekzistent si forum.

Pak ditë më parë, përmes një postimi në Facebook” u lajmërua dorëheqja e kreut të FRESSH-it, Eljo Hysko, i cili më vonë e përgënjeshtroi atë.

Por analiza e PS-së në kryesi do të përfshijë dhe riorganizimin e partisë, sipas kalendarit të miratuar në asamblenë e muajit shtator. Asambleja kishte vendosur ngritjen e shtabeve elektorale në qarqe dhe emërimin e koordinatorëve elektoralë. Koordinatorë elektoralë, dixhitalë, të emigracionit të FRESH-it dhe Forumit të Gruas Socialiste duhet të jenë ngritur në të gjitha bashkitë dhe qarqet e vendit.

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare do të ishte zhvilluar disa javë më parë, por për shkak të mos përfundimit të komandimit dhe emërimit të disa kryetarëve të PS-së në disa bashki, kjo mbledhje u shty për më vonë.


        
 
Next Post

Ndryshimet në qeveri? Ish ministri i "byzylykëve" i di mirë punët e qeverisë: Ministrat janë kot, vetëm kopsisin letrat e Ramës!

Rusia drejt vendosjes së trupave në Serbi

"Piktori" i rifuti përsëri të gjithë "djajtë në shishe"!

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In