• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Wednesday, September 16, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Mbrojtje speciale” për Guvernatorin e BSH-së! Projektligji i ri kërkon autorizim nga Kushtetuesja për arrestim

17/07/2026
in Aktualitet
        
 

Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon një mbrojtje të veçantë ligjore për Guvernatorin dhe Zëvendësguvernatorët e Bankës së Shqipërisë, duke vendosur kushte të posaçme për arrestimin apo kontrollet ndaj tyre.

Sipas nenit 72 të projektligjit, të hartuar nga Banka e Shqipërisë dhe të hedhur për konsultim nga Ministria e Financave, drejtuesit e Bankës Qendrore nuk mund të arrestohen, të privohen nga liria, apo t’u nënshtrohen kontrolleve personale dhe të banesës pa autorizimin e Gjykatës Kushtetuese.

Përjashtim bëjnë vetëm rastet kur ata kapen në flagrancë ose gjatë ndjekjes së menjëhershme pas kryerjes së një vepre penale.

Në rast se prokuroria kërkon arrestimin ose kontrollin e banesës së Guvernatorit apo Zëvendësguvernatorëve, ajo duhet t’i drejtohet menjëherë Gjykatës Kushtetuese për autorizim. Sipas projektligjit, kjo gjykatë duhet të shprehet brenda dy javësh nga paraqitja e kërkesës. Nëse nuk merret një vendim brenda këtij afati, kërkesa konsiderohet e refuzuar.

Një mbrojtje e tillë nuk është e zakonshme në shumicën e vendeve europiane. Në vende si Gjermania, Italia, Franca, Belgjika apo Britania e Madhe, guvernatorët e bankave qendrore mund të arrestohen pa qenë nevoja për autorizim nga një institucion tjetër.

Në vendet anëtare të Bashkimit Europian, imunitetet e posaçme lidhen kryesisht me funksionet e guvernatorëve si anëtarë të Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Europiane dhe jo me çështje të tjera personale apo akuza si korrupsioni.

Shqipëria ka pasur më herët raste të arrestimit të një guvernatori në detyrë. Në vitin 2014, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës pas skandalit të përvetësimit të 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit të Monedhës. Më pas ai u shpall i pafajshëm nga gjykata dhe fitoi edhe dëmshpërblim për shkarkimin nga detyra.

Një tjetër rast lidhet me ish-guvernatorin Ilir Hoti, i cili u arrestua në vitin 1993 për shpërdorim detyre, por disa muaj pasi kishte lënë postin.

Projektligji i ri parashikon që vendimmarrja për autorizimin e arrestimit të drejtuesve të Bankës së Shqipërisë t’i kalojë Gjykatës Kushtetuese, duke e shmangur Kuvendin nga ky proces.


        
 
Next Post

VIDEO / Balla ironizon Agron Shehajn: “E shite apo s’e shite vilën në Itali? Mos na nxjerr Kadastra italiane që e ke ende”

"Sterilizimi" - Beqaj: SPAK konfirmoi shkeljet procedurale, rregullat nuk mund të zbatohen sipas dëshirës

Zbardhet vendimi! GJK nxjerr bllof sharlatanët e PD-së që kanë kthyer Kushtetuesen si "pishuar": Argumenton pse pranoi Komisionin për Zgjedhjet dhe jo për McGonigal

“Pa emër” në Antena Tv

https://www.ekskluzive.al/wp-content/uploads/2026/08/VID-20260729-WA0001.mp4

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Ok

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved