• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Friday, June 19, 2026
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result
Home Diaspora

Mbyllen zgjedhjet në veri të Kosovës, serbët bojkot, vetëm 3.47% votojnë! ‘Vetëvendosja’ fiton në dy komuna, dy të tjerat i merr PDK! A do njihen nga OSBE?

April 23, 2023
in Diaspora
        
 

Ditën e sotme u mbajtën në veri të Kosovës zgjedhjet në katër komunat me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e pakët për shkak se partia Lista Serbe ka bojkotuar procesin, megjithatë Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në 2 komuna, ndërsa PDK në dy të tjerat. Përkatësisht, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në Mitrovicën e Veriut dhe në Leposaviç ndërsa në Zubin Potokun dhe Zveçanin qytetarët ja kanë ‘besuar’ PDK-së. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se procesi zgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës u mbyll me 1.567 votues, pra me vetëm 3.47% të trupit votues.

Rezultatet e votimeve në veri të Kosovës:

Mero Baze: Zgjedhjet pa zgjidhje në veri të Kosovës
LEXO EDHE:
Mero Baze: Zgjedhjet pa zgjidhje në veri të Kosovës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Veriut, Erden Atiq, fitoi 66.5 për qind të votave, apo 519 vota gjithsej.
Në Zubin Potok, Izmir Zeqiri nga Partia Demokratike e Kosovës mori 52.1 për qind të votave, apo 196 vota.
Ndërkaq, në Zveçan, Ilir Peci nga Partia Demokratike e Kosovës fitoi 60 për qind të votave apo 114 vota.
Kandidatja e pavarur në këtë komunë, Sllagjana Pantoviq – që ishte kandidatja e vetme serbe – fitoi pesë vota, apo 2.6 për qind.
Zgjedhjet në veri të Kosovës dhe bojkotimi nga ana e serbëve ka pasur reagime nga Beogradi zyrtar.

Presidenti Aleksandër Vuçiç i cilësoi zgjedhjet si ‘pushtuese’ dhe tha se serbët nuk do t’i shërbejnë interesave të Kosovës. Nga ana tjetër, presidentja Ana Brnabiç ironizoi procesin e zgjedhjeve duke thënë se janë zgjedhje “të lira” me “forca të armatosura”.

Gara pati 10 kandidatë, prej të cilëve vetëm Sllagjana Pantiç ishte serbe, ajo garoi si kandidate e pavarur për kryetare të Komunës së Zveçanit.

Në katër komunat me shumicë serbe u votua në kontejnerë nëpër rrugët kryesore në veri, të cilat shërbyen si qendra votimi.

Votimi ka qenë kryesisht i rregullt dhe pa tensione, sidoqoftë siç pritej Beogradi zyrtar e ka parë krejtësisht ndryshe.

Më herët, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniçi, u bëri thirrje qytetarëve të dalin në votime dhe t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre legjitimë. Të njëjtën thirrje bënë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Komunat në veri mbetën pa kryetarë nga nëntori i vitit të kaluar, kur përfaqësuesit serbë në atë zonë dhanë dorëheqje nga vendet e tyre të punës, për shkak të mospajtimit me një vendim të Qeverisë së Kosovës për ri regjistrimin e makinave me targa ilegale serbe.


        
 
Next Post

Zgjedhjet e 14 majit do ‘groposin’ përfundimisht Berishën e Metën, ja si shefja e ODIHR futi në grackë ‘non gratën’ me takimin e papritur dhe emri i socialistit që do i marrë vulën Edi Ramës

I cilësojnë problematik dhe të rrezikshëm: Shifrat e azilkërkuesve shqiptar në Britani ‘nxjerrin zbuluar’ mllefin e qeverisë Britanike, ja si qëndron e vërteta

Efi finalistja e dytë e "BBVA"! Do të habiteni me reagimin e Luizit për banoren (Video)

“Pa emër” me Anri Bala, Ermal Peçi dhe Marsid Gupi

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In